E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femijet autike rritet ndjeshem numri i te prekurve

Në vendin tonë vazhdon të rritet ndjeshëm numri I fëmijëve autikë. Në një kohë, që në shtete të ndryshme të botës në 100 fëmijë një prej tyre rezulton të jetë autik. Edhe pse ska statistika nga kjo tendencë nuk mund të përjashtohet as Shqipëria, thotë drejtuesia e qendrës “Fluturo për Jetën”, Denata Toçe, e cila shton se kjo shtëpizë trajton me kohë të plotë afro 50 fëmijë.

“Në qendrën tonë, këto dy vjet e gjysmë, janë vlerësuar rreth 500 fëmijë, ndoshta dhe më shumë. Ndër to, pjesa më e madhe janë diagnostifikuar dhe vlerësuar me çrregullim të spektrit autik. Kemi gati 50 fëmijë që trajtohen në qendër”- tha Toçe.

Toçe shton se shtimi I rasteve ka bërë, që të ngrihet dhe një qendër homologe në qytetin e Elbasanit dhe pritet e një tjetër në Fier. Ajo thotë se për diagnostikim më të herëshëm kanë trajnuar dhe shumë pediatër, pasi ata kanë kontakte më të shpeshta më të miturit.

Në Elbasan kemi një qendër tonën, qendra “Kultura për Jetën” ku fëmijët trajtohen atje si pjesë e strategjisë së fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” dhe së shpejti do të hapet edhe qendra e Fierit. Është zhvilluar një trajnim nga fondacioni I “Fëmijëve Shqiptarë” për  mjekët, për pediatrët, për ata të cilët kanë kontakte me fëmijët për të qenë më të ndërgjegjësuar, për të aplikuar instrumentat e duhur për t’i instruktuar këta fëmijë që në moshë të hershme”- tha Toçe.

Megjithëse rastet e para me autizm janë identifikuar, që në vitin 1943, ende rezulton si është paaftësi e panjohur. Prej vitesh mjekët po punojnë për të mësuar se nga çfarë shkaktohet autizmi.

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›