Levan- Tepelene Olldashi Gati brenda vitit
Pjesa më e madhe e rrugës Levan- Tepelenë ka nisur të asfaltohet dhe brenda një vitit pritet që ky aks rrugor të jetë tërësisht funksional. Gjatë inspektimeve të punës së bërë deri më tani, ministri i Transporteve tha se më shumë se gjysma e rrugës është e asfaltuar.
“Në të gjithë segmentin po vazhdojnë punimet për asfaltimin, ketu i referohem jo vetëm segmentit nga Damës- Tepelena por edhe nga Levani në Damës. Deri në këto momente që po flasim janë asfaltuar 36 km ne totalin e vet, pra pothuajse më shumë sesa gjysma e rrugës. Me ecurinë e tanishme sezoni i ardhshëm do ta gjejë këtë rrugë në operim në të gjithë segmentin nga rrethrotulli i segmentit te Levanit deri në Tepelenë”- tha Olldashi.
Prej disa javësh po punohet në nujen e Levanit në urën mbi Vjosë dhe në urën e Benicës. Aksi rrugor Levan Tepelenë pu ndërtohet me financimet e Bankës Europiane për Investime dhe asaj për Rindërtim e Zhvillim.