Durrës, konkurs për qendrën e qytetit
DURRES – Nis faza e parë e konkursit ndërkombëtar për përzgjedhjen e projekteve në lidhje me rivitalizimin e sheshit “Iliria” në qendër të qytetit të Durrësit. Në këtë konkurs kanë paraqitur projektet e tyre 36 studio projektimi tepër të njohura nga shumë vende të botës. Në fazën e parë përzgjidhen 5 projekte nga juria ndërkombëtare e më pas do të zgjidhet edhe projekti fitues. Faza përmbyllëse ku do të bëhet zgjedhja e projektit fitues do të zhvillohet në janar të vitit 2009. Në fazën e parë morën pjesë studio projektimi nga Italia, Portugalia, Meksika, Gjermania, Britania e Madhe, Japonia, SHBA, Spaja, Austria etj. Administrata e bashkisë ka parashikuar një vlerë prej rreth 5 milionë euro, e cila do të investohet në sistemimin arkitektonik dhe hapësirave të blerta. o.u