E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrihet barbarisht pronari i marketit

 

KURBIN - Futet të ndajë sherrin me punonjësin e tij, por bie vetë viktimë e agresorëve. Pronari i supermarketit në Fushëkuqe të Kurbinit, Valdet Ivanaj është rrahur barbarisht nga katër persona, të cilët i përkasin një familjeje. Sipas denoncimit të bërë në polici, rreth orës 18:00 të së enjtes, ai është rrahur pak metra larg shtëpisë së tij nga Musa Hakaj së bashku me dy djemtë e tij Sajmir dhe Adrian Hakaj, si dhe vëllai i tij, Agim Hakaj. “Më qëlluan me leva e sende të forta. I denoncova por pasi u morën në pyetje u lanë të lirë”, pohon Ivanaj. Mësohet se familja e Hakajve kishte pasur konflikt me punonjësin e tij të marketit. Ai i kishte ndarë ata, por në shenjë hakmarrjeje, Hakajt i zunë pritë dhe e keqtrajtuan.                     r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›