E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD reagon për parullat

 

GJIROKASTER - Një ditë pas reagimit të ashpër të prefektit Ksera drejtuar pushtetit lokal dhe institucioneve shtetërore për zhdukjen e parullave nostalgjike nëpër mure për ish-diktatorin Hoxha, dje kanë reaguar edhe demokratët lokalë. Kreu i PD-së së Gjirokastrës, Bexhet Çobani, në një deklarim për mediat, ka qenë më i drejtpërdrejtë. Sipas tij, glorifikimi i figurës së Enver Hoxhës, është një sjellje fyese për këdo shqiptar që ka vuajtur në regjimin komunist. “Jemi dëshmitarë me vrasjet e djemve të rinj në kufi, internimet, burgosjet, pushkatimet e personave që mendonin ndryshe nga diktatori çka ngelen në kujtesën e gjithsecilit. Kjo mjafton që gjithkush të dënojë këto akte aspak normale dhe t’i përçmojë ato”, shprehet Çobani. Ky i fundit në deklaratën e tij i ka bërë thirrje Bashkisë së Gjirokastrës dhe sidomos Partinë Socialiste të distancohen nga orvatjet që bëhen për glorifikimin e figurës së diktatorit, në prag të 100-vjetorit të lindjes.                                                 p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›