Durrës, kryebashkiaku Dako përuron fillimin e punimevenë 3 rrugë
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka përuruar fillimin e punimeve për rikonstruksionin e tre rrugëve, Taulantia, Egnatia dhe Kristaq Rama si dhe ka inspektuar punimet në rrugën Neki Libohova. Së bashku me tre rrugët që sapo filluan Bashkia e Durrësit aktualisht ka në proces gjithsej rikontruksionin e gjashtë rrugëve që do të përfundojnë brenda pak javëve dhe me këto punime Durrësi kryesisht është pothuajse tërësisht me rrugë të asfaltuara dhe të rehabilituara.
Kryebashkiaku Dako është shprehur se përmirësimi i infrastrukturës së qytetit është një prioritet i Bashkisë së Durrësit pasi ky përmirësim i infrastrukturës ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetesës së qytetarëve. Në të gjitha rrugët që kanë filluar nga rikonstruksioni janë vendosur zyra me moton e Bashkisë Durrësi nuk ndalet më Qëllimi i këtyre zyrave që janë një risi në të gjithë vendin është se aty tre herë në javë, të hënë, të mërkurën dhe të premten, do të ketë inspektorë të Bashkisë të cilët do të mbledhin vërejtjet dhe opinionet e qytetarëve të Durrësit përsa i përket secilës rrugë ku po kryhen punimet. Dako u shpreh se këto zyra janë tërësisht funksionale dhe aty janë të lirë të gjithë qytetarët për të shprehur opinionet e tyre: Kemi çelur këto zyra për të qenë në maksimum transparent me qytetarët tanë. Në këto zyra që ndodhen në çdo rrugë ku punohet qytetrarët mund të njihen hollësisht me të gjitha detajet e rikonstruksionit të rrugës por nga ana tjetër janë të lirë të japin edhe vërejtjet dhe opinionet e tyre përsa i përket mënyrës si si shohin ata këto punime dhe nëse kanë vërejtje për punimet që kryhen nga firmat. Aktualisht kemi gjashtë rrugë që janë paralelisht në rikonstruksion ku përfshihen dhe kuartalle dhe anekse në mënyrë që të kompletojmë sa më shumë synimet tona në përmirësimin maksimal të infrastrukturës së qytetit gjë që i shërben qytetarëve të Durrësit pasi siç e kemi thënë përmirësimi i infrastrukturës është prioritet i yni. Dako ka përuruar fillimin e punimeve në tre rrugë duke kërkuar informacione në detaje sesi ka filluar puna dhe cilat janë problemet e para që janë hasur ndërkohë që në inspektimin e tij në rrugën Neki Libohova ai është ndalur imtësisht në mënyrën si është zbatuar projekti i rikonstruksionit të kësaj rruge.