Zjarr në QSUT, asnjë i lënduar

Një shkëndijë elektrike ka shkaktuar zjarr në Qëndrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të repartit të djegies në QSUT, në të cilën po kryhen rikonstruksione.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrëfikëset, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit. Sipas informacioneve, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, pasi për shkak të riparimeve në godinë në katin e dytë të këtij reparti, nuk kishte pacientë të shtruar.