Pesë të vdekur dhe tre të plagosur në gjendje të rëndë
27/07/2009 Përplasen tre mjete në autostradë. Rëndohet bilanci tragjik i vdekjeve në rrugë
Pesë të vdekur dhe tre të plagosur në gjendje të rëndë është bilanci i një aksidenti tragjik që ndodhi mëngjesin e djeshëm në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Maminasit. Ngjarja në fjalë ka rënduar edhe më tej bilancin e vdekjeve që vijnë si pasojë e aksidenteve në rrugë. Ndërsa gjithnjë e më shumë vihet re shkelja e rregullave prej drejtuesve të automjeteve apo dhe tejkalimi i normave të shpejtësisë. Një grup dasmorësh nga Tirana që udhëtonin me një makinë kanë gjetur vdekjen sapo kanë hyrë në autostradë, pasi janë goditur nga një autoveturë që udhëtonte me shpejtësi të madhe nga Durrësi drejt Tiranës. Viktimat nga ky aksident janë Eduard Lekdusga 57 vjeç nga Tirana, Lumturie Lekdusha 50 vjeç (e shoqja), Haxhire Skënderaj 60 vjeç nga Tirana, Dolores Skënderaj 27 vjeç (e bija) dhe Lindita Limani 43 vjeç ( e bija e Haxhires, e martuar). Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03.00 në kohën që të pesë viktimat kanë kishin dalë nga lokali ku zhvillohej një dasmë dhe kanë hyrë në autostradën Durrës-Tiranë. Në këtë kohë është goditur nga një autoveturë që vinte nga Durrësi, e cila nga shpejtësia e madhe ka coptuar plotësisht automjetin tip Volksvagen me targa TR 0458 C, në të cilin kanë qenë dasmorët. Burimet policore kanë bërë të ditur se në këtë automjet gjendeshin Haxhire Skënderaj 60 vjeç me dy vajzat e saj Dolores Skënderaj 27 vjeç dhe Lindita Limani 43 vjeç(e martuar). Përveç tyre aty ishin edhe Eduard dhe Lumturie Lekdusha, burrë e grua, përkatësisht 57 dhe 50 vjeç. Që të gjithë viktimat e këtij aksidenti janë nga Tirana.
Ngjarja
Të pesë personat rreth orës 03.00 ata kanë ikur nga lokali, i cili gjendet fare pranë autostradës, me qëllim që të ktheheshin në shtëpitë e tyre në Tiranë. Autovetura me targa TR 0458 C drejtohej nga 27-vjeçarja Dolores Skënderaj, ndërkohë që ekspertët policorë në momentin që kanë shkuar në vendngjarje kanë dyshuar se mjeti i saj është përplasur me trafikndarësen. Më vonë është sqaruar se mjeti ku gjendeshin pesë personat e mësipërm ka hyrë në autostradë nga dalja që është në Maminas, në afërsi të mbikalimit. Kjo autoveturë është qëlluar nga mjeti i markës Volksvagen Golf me targa TR 5184 L. Në këtë mjet gjendeshin tre vetë: Ilir Bardhi 18 vjeç, drejtues i mjetit, Nuel Papuli 19 vjeç dhe Elda Mallkutaj 17 vjeç. Ata ktheheshin nga Durrësi për të shkuar në Tiranë, ndërkohë që dyshohet se ky mjet ka qenë me shpejtësi të madh, ose autovetura ku gjendeshin dasmorët ka hyrë në korsinë e gabuar dhe i ka zënë rrugën këtij të fundit. Nga përplasja e madhe e shkaktuar nga dy mjetet e para, pas tyre është përfshirë në këtë aksident edhe mjeti tip Mercedes Benz me targa TR 0988 G. Ky i fundit ka pësuar vetëm dëme materiale, ndërkohë që pasagjerët që kanë qenë aty nuk kanë pësuar dëmtime trupore. Në mjetin e markës Volksvagen Golf kanë mbetur të plagosur drejtuesi i tij Ilir Bardhi dhe dy të rinjtë e terë, Nuel Papuli dhe Elda Mallkutaj. Ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë dhe janë në gjendje të rëndë për jetën. Në lidhje me viktimat, mësohet se ata kanë vdekur menjëherë për shkak të përplasjes së madhe.
Hetimet paraprake
Në vendin e ngjarjes, sipër mbikalimit të autostradës në Maminas, kanë mbërritur shumë efektiva të seksionit të policisë rrugore të Durrësit. Dy autoambulanca kanë ardhur për transportimin e viktimave drejt spitalit rajonal të Durrësit, por me mbërritjen e tyre në këtë vend, të pesë trupat janë dërguar në morg, pasi nuk kishte asnjë shenjë jete për ta. Vendi ku kishin përfunduar tre mjetet i ngjante një skene të tmerrshme, me pjesë dhe copëra pafund makinash të ndarë në një sipërfaqe të madhe në rrugë. Specialistët e Policisë Rrugore kanë bërë matjet në terren dhe kanë verifikuar goditjet që kanë pësuar ato. Mjeti ku gjendeshin pesë viktimat është ndarë në dy pjesë, ndërsa shumica e tij është copëtuar dhe shtypur. Në lidhje me përgjegjësinë e aksidentit policia e Durrësit ka bërë të ditur se është prerë menjëherë fletë-arresti për drejtuesin e mjetit tip Golf Ilir Bardhi, ndonëse ai gjendet i shtruar në Spitalin Ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë për jetën.