Rama nuk permend asnje nga themeluesit e FRESSH-it
Forumi Rinor Eurosocialist Shqiptar ka festuar 20 vjetorin e themelimit. Në këtë përvjetor, kanë munguar figurat kryesore dhe themelusit e tij, si Pandeli Majko, Ilir Meta dhe Gjergji Koja. Kryesocialisti Edi Rama, gjatë fjalës së tij, jo vetëm që nuk ka përmendur në asnjë moment emrat e atyre njerëzve që ngritën forumin rinor të partisë që drejton, por është munduar të japë leksione mbi politikën.
Gjatë fjalimit të tij prej rreth një ore, Rama ka prezantuar përsëri programin politik me të cilin do të paraqitet në zgjedhjet e ardhshme politike. Kryetari socialist tha se nëse do të fitonte garën e ardhshme elektorale do të zbatonte politikën e taksës progresive. Ai premtoi se do të hiqte taksat për ushqimet dhe ilaçet, do të eliminonte taksën për bujqit. Rama premtoi se kur të marrë pushtetin do të frenojë rritjen e çmimeve.
Në fjalimin e tij të gjatë, kryesocialisti Rama kërkoi nga të rinjtë socialistë të përfshihen në politikë.