E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në 8 maj llogari për të gjitha padrejtësitë

TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste ka realizuar nje takim me banorët e njësisë numër 3, në kuadër të takimeve elektorale për zgjedhjet e 8 majit. Në këtë takim kreu socialist i ka kërkuar banorëve të kësaj zone që në 8 maj të kërkojnë llogari për të gjitha padrejtësitë që po përjetojnë për shkak të keq menaxhimit të pushtetit.

Rama tha se vendin e ka përfshirë varfëria dhe se ka ardhur koha që kjo situatë të ndryshojë, në mënyrë që vendi të ketë një të ardhme të re. “Duhet të cajmë rrugën e varfërisë, ndaj në 8 maj të papunët duhet të shkojnë në kutitë e votimit dhe të kërkojnë llogari për të gjitha padrejtësitë. Saliu të dalë i papunë në 8 maj pasi ka ardhur koha ti japim një të ardhme vendit”,- përfundoi fjalën e tij kreu i PS Edi Rama.

Në njësinë numër 3 për koalicionin ‘Aleanca për të Adhmen’, kandidon Enver Sulollari.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›