PS denoncon problemet me listat, Shamku: U hoqën 400 emra
TIRANË- Partia Socialiste vazhdon të denoncojë problemët me listat zgjedhore në njësinë bashkiake numër 10, në Tiranë.
Kandidatja e PS-së për njësinë bashkiakë numër 10 në kryeqytet Enada Alikaj akuzoi se janë regjistruar persona të cilët nuk janë banues në këtë zonë dukë bërë edhe manipulime.
“Nga nëntori i 2010, në listat paraprake deri në prill të 2011 në listat përfundimtare janë shtuar 261 persona, shumica e tyre me kontrata fiktive qeraje. Administrata që kemi pas është detyruar që të gjithë pjesëtarët e familjes e të farëfisit, ku i kanë e nga i kanë, ti sjellin si votues pranë njësisë 10.- tha Alikaj duke i paralajmëruar “të mos guxojnë ti afrohen kutive të votimit më datën 8 maj, sepse të gjithë këta janë në kundërshtim të plotë më ligjet”.
Nga ana e saj deputetja socialiste Ledi Shamku theksoi se në listat e minibashkisë nr.10 në Tiranë, janë zhvendosur 400 emra nga nje qendër në tjetrën thjesht për tu sorollatur dhe për t’ju mohuar të drejtën e votës.
“Ka bërë një zhvendosje te votuesve, janë 400 emra të cilët ne i kemi të skeduar një për një, 400 votues të zhvendosur, të hallakatur të përplasur krejtësisht në mënyrë antikushtetuese, nga njëra qendër votimi në tjetrën, natyrisht për të ngatërruar votën dhe për të cekuilibruar votën e lirë.
Deputetja Shamku deklaroi më tej se “Garantoj gjithë shqiptarët së atë ditë në krah do kenë Partinë Socialiste për ti dëftuar së ku është qendra e tyre e votimit dhe për tu mundësuar të pamundurve në moshë të ushtrojnë të drejtën e votës që nuk ka njëri që ua mohon”, ndërsa shtoi se, “PS po përgatit një tjetër kallëzim penal, pikërisht për këtë shkeljë të ligjit”.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PS denoncon problemet me listat, Shamku: U hoqën 400 emra