E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata; Nis gjyqi për tre nga të pandehurit e Kasharit

Gjykata e Tiranës ka nisur dje shqyrtimin gjyqësor për tre nga të pandehurit e çështjes së abuzimit me pronat në Kashar, të cilët nuk pranuan të gjykoheshin si të tjerët në gjendjen që janë aktet me gjykim të shkurtuar, por kërkuan gjykim të zakonshëm. Bëhet fjalë për tre të pandehurit Naim Karaj, ish-kryekomunar në Kashar, Ruhi Valiasi dhe Ismail Bakalli, për të cilët dje startoi seanca e parë dhe në të cilën u paraqitën kërkesat paraprake nga palët.

“Banda e Lushnjës”

Mungon avokati, shtyhet gjyqi për “ushtarët” e Bares

Mungesa e njërit prej avokatëve të “Bandës së Lushnjes” ka bërë që dje të shtyhet procesi gjyqësor në ngarkim të ushtarëve të bandës së Aldo Bares. Ky gjyq, pas vendimit të dy ditëve më parë, do vijojë sërish të gjykohet nga i njëjti trup gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Marsela Balili. Avokatët mbrojtës kërkuan përjashtim të trupit gjykues me pretendimin se ishin të njëanshëm në vendimet e tyre, pasi pranonin çdo kërkesë të prokurorit dhe rrëzonin të gjitha kërkesat e avokatëve mbrojtës të interesave të të pandehurve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›