Ekspertët: Të gjitha përfitimet e Shqipërisë nga anëtarësimi
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, që pritet të zyrtarizohet në Samitin e Bukureshtit, krahas rritjes së sigurisë dhe ndikimit pozitiv në nxitjen e reformave të gjithanshme, ofron shanse dhe hapësira të reja përfitimi ekonomik për vendin. Ekspertë të njohur të fushës ekonomike komentojnë për "Shqip" se cilat do të jenë përfitimet e pritshme, afatshkurtra dhe afatgjata, ekonomike të vendit tonë nga marrja zyrtare e ftesës, por njëkohësisht tërheqin vëmendjen për thellimin e reformave.
Qeveria optimiste
Qeveria shqiptare është shprehur më se optimiste se anëtarësimi në NATO do të pasohet me një bum të investimeve të huaja, që në këtë pikë për Shqipërinë janë bërë jetike. Genc Ruli, ministër i Ekonomisë, duke ju referuar përvojave të vendeve të ish-Bllokut Lindor, tashmë të anëtarësuara, tha dje për mediat se pret një rritje të fortë të investimeve të huaja brenda një periudhe shumë të shkurtër. "Përfitimet do të jenë të gjithanshme, por impakti më i dukshëm, padyshim që do të jetë tek investimet e huaja direkte", tha Ruli. Shqipëria është aktualisht sipas të dhënave zyrtare, vendi që tërheq shifrën më të ulët të investimeve të huaja në rajon, që në vitin më të mirë të tyre kanë qenë më pak se 500 milionë dollarë. Në gjithë këto vite, investimet e huaja direkte në Shqipëri kanë qenë gati dy herë më të ulëta se sa ato të fqinjit tonë lindor, Maqedonisë.
Malaj: Si përfitojmë
Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, njëri nga ekspertët më të njohur të ekonomisë në vend, e konsideron integrimin euroatlantik të vendit si një mesazh pozitiv që i jepet botës, dhe veçanërisht investitorëve të huaj potencialë për reformat që është duke kryer Shqipëria. Ballkani është konsideruar nga investitorët e huaj si një vend me risk politik të lartë, për shkak edhe të konflikteve të hershme që ekzistojnë mes disa prej vendeve të rajonit. Për këtë, shumë shoqëri ndërkombëtare që vendosnin të investonin në rajon, duhet që më parë të paguanin ///////prime sigurimi, çka përbente një kosto shtesë për investimet e tyre. "Integrimi, krahas garancisë që jep për investimet e huaja, lehtëson këto kosto shtesë", thotë Malaj.
Problemet
Pavarësisht se qeveria pretendon se e ka kthyer Shqipërinë në vendin me barrën më të ulët fiskale, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, investimet e huaja vazhdojnë që të jenë në nivele modeste. Ekspertët e shpjegojnë këtë me faktin se kriteret më të rëndësishme që përcaktojnë fluksin e investimeve të huaja janë çështja e pronave, burokracia dhe niveli i korrupsionit. Në të tre këta tregues, Shqipëria paraqet probleme të theksuara. Por a do të pengojnë këta faktorë sërish investimet edhe pas integrimit të vendit. Malaj thotë se anëtarësimi në NATO, indirekt shndërrohet në një mjet të fortë presioni për të gjetur zgjidhje të shpejtë dhe të pranueshme për këto deformime të ekonomisë. "Integrimi në vetvete shërben edhe si një skaner për të identifikuar problemet e vërteta të ekonomisë. Tashmë Shqipëria do të jetë nën një regjim të rreptë monitorimi, çka do të shërbejë si shtysë për reformat", thotë Malaj
Paralajmërimet
Por të gjitha këto përfitime mbeten potenciale. Në fakt, integrimi i vendit rrit probabilitetin që Shqipëria të përfitojë më shumë në tregun ndërkombëtar të investimeve të huaja, por që kjo të shfrytëzohet duhet që paralelisht vendi të vazhdojë reformat. "Në fakt, duhet të tregohet kujdes me teprimin që po i bëhet integrimit. Është e vërtetë që ai rrit më shumë shanset për të përfituar, por nëse nuk do të ndërmerren reformat e duhura, atëherë këto përfitime mund të reduktohen. Disa vende të ish- Bashkimit Sovjetik, në periudhën postanëtarësimit në NATO, apo Bashkimin Evropian, janë duke provuar recension ekonomik, pikërisht për shkak të mungesës së reformave. Ne kësaj duhet t‘i shmangemi, pasi për Shqipërinë një goditje ekonomike do të ishte me pasoja të rënda", përfundon Malaj.
Angjeli: Integrimi sjell bum investimesh
Ish-ministri socialist i Ekonomisë, Anastas Angjeli, në një intervistë ekskluzive për gazetën "Shqip" komenton me optimizëm integrimin e Shqipërisë në NATO. Angjeli thotë se përfitimet për vendin tonë do të jenë në shumë plane, duke e vënë theksin te ndikimet pozitive në ekonomi dhe rritjen e investimeve të huaja
Zoti Angjeli, Shqipëria duket se është vetëm një hap larg integrimit në NATO, që pritet të zyrtarizohet sot në mesditë në Samitin e Bukureshtit. Cilat janë impaktet e pritshme në ekonomi pas marrjes së ftesës?
Fillimisht, më lejoni të theksoj se marrja e ftesës për anëtarësim në NATO është një ngjarje historike për vendin tonë, për klasën politike dhe Forcat e Armatosura, një sukses me impakte shumë të mëdha për zhvillimet e ardhshme demokratike, politike, ushtarake, integruese, pse jo dhe ekonomike për Shqipërinë. Natyrisht, një ngjarje e tillë duhet konsideruar edhe si një instrument me ndikim shumë të rëndësishëm, direkt dhe në mënyrë të tërthortë në zhvillimet ekonomike të vendit tonë /////////////përmes. Integrimi në NATO sjell rritjen e stabilitetit të brendshëm politik, i cili është një kusht themelor për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Padyshim që ai shërben edhe si një garanci për vazhdimin e reformave ekonomike dhe realizimin e objektivave që rrjedhin nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Asociim-Stabilizimit, duke e bërë vendin tonë përfitues edhe më të madh nga projektet e investimeve të financuara nga BE-ja dhe institucionet e tjera financiare të huaja. Të gjitha këto elemente kanë impakte të drejtpërdrejta në rritjen ekonomike e për rrjedhojë, në rritjen e nivelit të jetesës së popullsisë. Por krahas stabilitetit të brendshëm anëtarësimi në NATO bëhet garant edhe i stabilitetit rajonal. Ky, nga ana e tij, do të ndikojë dukshëm në rritjen dhe përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare midis vendeve të këtij rajoni dhe krijimit të një klime pozitive e sigurie për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri dhe në rajon. Të dy këta faktorë do të jenë me impakte pozitive në zhvillimin ekonomik të vendit. Po kështu, më duhet të theksoj se integrimi euroatlantik do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë, jo vetëm në rritjen e investimeve të huaja direkte, por ai do të shërbejë edhe si një nxitës në zhvillimin e biznesit dhe investimeve vendase.
Shqipëria është një vend, që arrin të thithë aktualisht një shifër modeste investimesh të huaja, që në vitin më të mirë nuk i kalon 500 milionë dollarë? Pse ndodh kjo dhe si do të ndikohen investimet e huaja nga anëtarësimi në NATO?
Është e vërtetë që investimet e huaja në Shqipëri, gjatë këtyre viteve të tranzicionit, kanë qenë jo shumë të konsiderueshme me gjithë punën dhe përpjekjet e bëra. Kjo ka qenë e lidhur me shumë faktorë; politikë, ekonomikë, ligjorë, të brendshëm e rajonal. Ftesa për anëtarësim në NATO, vjen në një kohë dhe e harmonizuar me progresin e bërë në shumë prej këtyre faktorëve. Kjo ftesë është elementi më i lartë i sigurisë për vendin tonë dhe rajonin, prandaj dhe përbën një faktor të rëndësishëm garancie dhe sigurie për zhvillimin e investimeve të huaja direkte. Vitet pas pranimit të Shqipërisë në NATO do të jenë vitet e rritjes së sigurisë e përmirësimit të imazhit, e për rrjedhojë edhe të bumit të investimeve të huaja në vend. Kjo sepse siguria është garancia numër një për investimet dhe zhvillimin.
A mundet të jetë Shqipëria një vend tërheqës për investitorët e huaj, pas anëtarësimit, nëse vendi do të vazhdojë të vuajë nga çështja e pazgjidhur e pronave, korrupsioni i lartë i administratës dhe burokracia e rënduar?
Marrja e ftesës për anëtarësim do të thotë hapje e dyerve të NATO-s për vendin tonë dhe njëherazi rritje e presionit pozitiv për kryerjen e reformave dhe realizimin e objektivave të MSA-së. Ky presion normalisht do të çojë në një rritje të përgjegjësisë dhe angazhimit të Shqipërisë për realizimin e tyre. Këtu padyshim përfshihen, krahas shumë reformave, edhe arritja e rezultateve të dukshme në fushat që janë bërë pengesë e deritanishme për investimet e huaja, si çështja e pronave, korrupsioni dhe pengesat administrative e burokratike. Siç e theksova dhe më parë, kjo ngjarje do të ketë ndikim të dukshëm në zhvillimin e reformave shumëdimensionale në vend, me ndikim të fortë në rritjen e investimeve të huaja direkte, pra edhe në zhvillimin dhe integrimin e vendit.