Mevlanet, anormalet dhe ne, normalet
"Ja sa t‘i them diçka Presidentit tonë". Kaq ka thënë si nëpër dhëmbë Mevlan Fejzaj nga Patosi dhe e ka kthyer fort timonin e "Mercedesit" të tij drejt portës së Presidencës, në anën që sheh nga "Libri Universitar". Hekurat e rëndë janë shpërthyer sikur të ishin prej kartoni. Makina e tij ka hyrë në oborrin më të rëndësishëm të shtetit shqiptar dhe ushtarët e shkretë të Gardës janë zënë në panik nga kjo makinë e guximshme që e prishi qetësinë e të dielës paradite.
Vetëm një ditë më pas kanë ardhur komentet e para në shtyp a ndër biseda të lira. "Mos ia varni shumë, ai ka kohë që është depresiv", kanë thënë të gjithë, duke shpejtuar ta mbyllin këtë kapitull të pazakontë presidencial.
Nuk është hera e parë që në afërsi të Presidencës ndodhin ngjarje të tilla. Vite më parë, një njeri me një granatë në dorë kërcënoi për orë me radhë se do të hidhej në erë nëse nuk do ta priste Presidenti, asokohe Sali Berisha. "Njeriu-bombë", që rrezikoi të shkaktonte një tragjedi, u neutralizua vetëm falë përvojës së njerëzve që u morën me këtë ngjarje, as të parë e as të dëgjuar, në këtë zonë të kryeqytetit. Edhe për të u dha shpjegimi menjëherë: "Ishte i çekuilibruar, nuk ia vlen të merresh më gjatë me të".
"I çekuilibruar, depresiv…", këto dhe shprehje të tjera përdoren zakonisht me elegancë, për të mos fyer njeri, duke dashur të thonë atë që të gjithë e mendojnë: çmendurinë. Jo atë aktiven, atë që është me zhurmë e me potere, me agresione dhe me bëma të rrezikshme, por sidoqoftë çmendurinë, apo, në rastin më të mirë anormalitetin. Shumëkujt ia do puna që njerëz të tillë të konsiderohen të papërgjegjshëm dhe pikërisht prandaj edhe të padënueshëm. Në radhë të parë familjes dhe të afërmve kjo pikë u intereson, sa kohë që janë të prirur që Mevlanin, apo Mevlanët t‘i kenë sakaq në shtëpi pranë tyre, duke u munduar që këto ngjarje të hidhura të harrohen një orë e më parë. Ky është një qëndrim i natyrshëm, i logjikshëm, i menduar. Mbase është i vetmi qëndrim i detyruar që ata mund të mbajnë si familjarë e të afërm. Porse çuditërisht në këto raste edhe njerëzit e Drejtësisë apo të Policisë ndajnë të njëjtin qëndrim me atë të familjarëve. Jo se në këtë rast kemi të bëjmë me njerëz që e vënë dorën në zemër për një të sëmurë, por sepse askujt nuk i intereson që protesta të këtij lloji të merren seriozisht. Kështu që termat "i roitur, i shkarë, i lojtur, i ikur nga fiqiri…" kanë bashkuar në këtë rast edhe ata që pyesnin, edhe ata që pyeteshin.
Që të kuptojmë më mirë se çfarë ka ndodhur në mendjen e akuzuar të Mevlan Fejzajt le të mundohemi të bëjmë një profil të tij, me aq sa na lejojnë të dhënat që na kanë përcjellë kolegët tanë nga Fieri. Mevlani është një teknik nafte nga Patosi. Ka qenë nxënës i mirë në teknikumin e mesëm, porse biografia e tij nuk e ka lejuar të vazhdojë studimet e larta. Ka tri motra dhe një vëlla tjetër. Në Ndërmarrjen e Prodhimit të Gazit ka punuar deri në 1996-ën, pas kësaj ka bërë ç‘të mundë. Mevlani është diku te të 50-at. Sipas kolegëve tanë ai ka 6 vjet që është martuar (i bie të jetë martuar 44 vjeç, po aq sa ishte Ahmet Zogu në ditën e dasmës së tij) dhe katër vjet që vuan nga depresioni. Kjo fjala e fundit mbetet gjithnjë e pakuptimtë, sepse më pas raportohet se ai ka punuar, deri të dielën të paktën, si shofer taksie dhe se pasioni i tij më i madh ka qenë shahu. Mevlani ka qenë simpatizant i PD-së, nga e cila priste që të niste punë gjëkundi. Nuk kishte asnjë njollë që ta cilësonte si agresiv apo prishës rendi. Ishte i komunikueshëm me të gjithë, shenjë e pazakontë për një depresiv, megjithatë…
Sigurisht është e dënueshme të hysh në zyrën më të lartë të shtetit duke shpërthyer derën. Puna është se si ky njeri i paqtë, i qetë, shahist xhanëm, të kthehej befas në një robot të inatosur, që mërmëriste nëpër dhëmbë fjalën punë. Militantizmi është një gjë fort e njohur qyteteve dhe fshatrave të Shqipërisë. Eshtë nga gjërat që ende vazhdojnë t‘i bëjnë bashkëfshatarët apo bashkëqytetarët, që ta shohin vëngër njëri-tjetrin. Ne, këndej nga Tirana, mbase nuk e ndjemë edhe aq fort, porse ndër qytete të vogla dhe ndër krahina të harruara përkatësia partiake është një zakon fort i përhapur. Eshtë një ndjenjë edhe më e fortë se sa vetë tifozllëku sportiv. Ndodh kështu jo vetëm sepse filani apo fisteku është shpirtërisht i lidhur me X apo Y parti, por sepse kështu ka ndodhur. Nëse fiton partia në të cilën ti ke milituar me zjarr, atëherë duhet të heqësh nga puna ata të krahut tjetër dhe t‘ia zësh vendin menjëherë. Kjo frymë është ngulitur aq fort, saqë në rastet kur kjo nuk plotësohet, atëherë njerëzit edhe mund të shkasin nga fiqiri. Shumë djersë, nerva, shpresa, plane, shpeshherë edhe para, shkojnë kot. Më e rëndë duhet të jetë kjo kur vendi i punës, të cilës ti i ke vënë syrin, vazhdon të mbahet nga ai kundërshtari politik i palës tjetër. Dhe atëherë të nxiroset shikimi dhe të merret fryma. Të është shkelur e drejta jote e premtuar gjatë fushatave zgjedhore. Fjala e dhënë nga të parët e partisë nuk është mbajtur. Një njeri me dinjitet këtë shpërfillje nuk mund ta durojë. Dhe pastaj nis të bluajë gjerë e gjatë në mendjen e tij se si t‘ia bëjë që zëri i tij i inatosur të dëgjohet gjëkundi. Të paktën le të dalë një herë në lajme, pa të bëhet ç‘të bëhet…
Ne nuk i dimë mirë hollësitë që e çuan Mevlanin të reagojë në mënyrë të çuditshme, por gjithsesi spektakolare. Megjithatë nuk besojmë se gabojmë shumë nëse e vendosim taksistin-shahist në atë skemën që zumë me gojë pak më lart. Kjo histori me siguri do të mbyllet shpejt. Vetëm në qytetin apo lagjen e tij ndonjë do të vërë buzën në gaz me dashamirësi sa herë që do të shohë Mevlanin e paqtë. Ne, "normalët" e kemi këtë huq. I mëshirojmë ata që janë ndryshe nga ne, duke fshehur pas kësaj buzëqeshjeje normalitetin tonë të shtirur. Shumë prej nesh, "normalëve", janë shumë herë më të ligj, shumë herë më agresivë, shumë herë më tinëzarë se sa Mevlanët e ngratë që presin vetëm që dikush të paktën t‘ua dëgjojë hallin, e megjithatë të damkosurit janë sërish ata, të dëshpëruarit pa kufi. Do të vijë një ditë dhe do ta bëjmë mirë ndarjen mes Mevlanëve të pashpresë dhe atyre që luajnë me ta. Vetëm se bëjmë mirë që këtë ndarje ta bëjmë sa më parë. Në rast të kundërt do të na duhet që të betonojmë të gjitha hyrjet për në zyrat më të rëndësishme të shtetit e kështu të ngremë, pak e nga pak, një lloj "muri shqiptar të Berlinit". Do të ishte një shpikje anormale e ngritur nga ne, normalët.