Durrës, përleshje me armë mes dy kushërinjve, vdes 34 vjeçari
/>Një 34- vjeçar nga Fushë Kruja, i cili ka sulmuar me armë zjarri një tjetër person, ka mbetur vetë i vdekur. Indrit Çela, 34 vjeç, nga fashti Arameras Fushë-Krujë, ka mbetur i vrarë rreth orës 10:00 të paradites së djeshme pikërisht në afërsi të fshatit të tij, pasi është qëlluar me armë zjarri tip automatik nga kushëriri i tij, Lulzim Çela, 21 vjeç, i cili është prangosur menjëherë nga blutë e qarkut të Durrësit.
Sipas burimeve të policisë, Indrit Çela kishte shkuar i armatosur në vendngjarje, ku dhe ka ndodhur vrasja. Me vete ai kishte marrë një automatik si dhe dy granata dore, me të cilat do të kryente vrasjen e Lulzim Çelës. Por, gjatë një konfrontimi mes dy shtetasve, Lulzim Çela ka arritur ti largojë armën dhe më pas ka arritur tia marrë atë agresorit të tij. Pasi e ka marrë armën, ai pa hezituar ka qëlluar më pas Indrit Çelën disa herë, duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë pas krimit, 21- vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa arrestimi i tij është bërë vetëm pak minuta më pas nga policia.
Enigmë, motivi i vrasjes
Motivi i vrasjes, për Policinë e Qarkut Durrës mbetet ende enigmë, pasi versioni i dhënë nga i arrestuari nuk është bindës për forcat e rendit. Aktualisht, 21- vjeçari Çela ndodhet në komisariatin e policisë së Fushë-Krujës, mbi të cilin rëndon akuza e vrasjes për vetëmbrojtje, ndërsa viktima është dërguar për në morgun e spitalit. Sipas policisë, viktima kishte shkuar në vendngjarje i armatosur me dy granata dore si dhe një automatik, me qëllimin për ta vrarë 21- vjeçarin. Në momentin që ai ka mbërritur në vendngjarje, ka nisur të debatojë me autorin e krimit, ku më pas kanë nisur të konfrontohen me njëri-tjetrin. Indriti ka nxjerrë armën dhe ky ka qenë ky momenti kur 21- vjeçari ka arritur tia marrë armën viktimës, me të cilën kreu dhe krimin. Si pasojë e plumbave të marrë në trup, 34- vjeçari ka mbetur i vrarë në vend. Versioni i dhënë nga dëshmitarët në vendngjarje si dhe nga autori i krimit, është konfirmuar edhe nga Policia e Qarkut Durrës, e cila tha se nga veprimet e para hetimore rezulton se shtetasi Indrit Çela ka qenë i armatosur me dy granata dhe një automatik dhe ka dashur të vrasë shtetasin Lulzim Çela, por nuk ka mundur, pasi ky i fundit ka arritur tia heqë nga dora armën dhe ka qëlluar në drejtim të Indrit Çelës, duke e lënë atë të vdekur. Nga ana e policisë po vazhdon puna për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje. Të dy shtetasit janë kushërinj të largët. Motivi që ka çuar dy të rinjtë të kryejnë këtë vepër makabër mbetet ende mister për grupin hetimor, i cili nuk ka mundur të ndërtojë shakun e ngjarjes së ndodhur, pasi versioni i njërit prej protagonistëve mungon.