Situatë kaotike në Kapshticë, mbi 1 mijë emigrantë gdhihen në kufi

/>Radha e emigrantëve në kufi arrin mbi 5 kilometra. Pala greke punon vetëm me 3 sportele
Mbipopullohet Kapshtica nga mijëra emigrantë, që tentojnë të hyjnë në Greqi. Radhët e gjata dhe pritja e pafundme nuk po u ndahen këtyre emigrantëve, të cilët janë duke u rikthyer në shtetin fqinj Greqi, duke hasur në vështirësi të shumta. Nga paraditja e djeshme deri në orët e mbrëmjes situata ka qenë tejet e rënduar, ndërsa nata e së martës gjithashtu ka qenë torturuese për mbi 1 mijë emigrantë, që e kanë gdhirë atë në të ftohtin polar, që ka përfshirë si gjithë juglindjen edhe pikën kufitare të Kapshticës. Madje gjatë natës së martë, sipas të dhënave zyrtare nga vendkalimi kufitar, tre persona kanë marrë ndihmën mjekësore pranë autoambulancës së instaluar në territorin shqiptar të pikës së kalimit. Një grua 50- vjeçare nga Elbasani, një burrë 67 vjeç nga Tirana si dhe vajzë 14- vjeçare nga Librazhdi kanë marrë ndihmë mjekësore, pas problemeve që kanë shfaqur kryesisht me luhatje të tensionit si rezultat i të ftohtit.
Pritja e emigrantëve
Policia kufitare është vënë në alarm duke rritur dhe më tej masat e sigurisë, ndërkohë që takimet me homologët grekë kanë qenë permanente, duke iu kërkuar këtyre të fundit të rrisin edhe ritmin e punës tejet të ngadaltë që vazhdon i pandryshuar prej më shumë se 48 orësh. Situata sa vjen dhe vështirësohet, teksa radha ka kaluar të 4 kilometrat në territorin shqiptar, duke iu afruar kështu fshatit të parë në afërsi të kufirit atij Kapshticë. Sipas policisë tonë, asnjëherë nuk ka qenë një situatë e ngjashme në kufi, ndërsa pala greke është ajo që ka në dorë çelësin e përmirësimit të kësaj gjendjeje. Dritan Shema, komandant i pikës së kalimit kufitar ka bërë të ditur për gazetën SOT se ndonëse grekëve iu është kërkuar shtimi i numrit të sporteleve për të mundësuar një kalim ndërkufitar sa më pak të ngarkuar, kjo nuk është bërë e mundur, pasi sipas shpjegimit të drejtuesve të pikës së kalimit të shtetit fqinj nuk ka mundësi teknike dhe logjistike për momentin për ta realizuar këtë gjë. Por ndërsa kjo nuk është realizuar, gjendjes në kufi i shtohet dhe puna e ngadaltë e punonjësve grekë të kufirit, të cilët në tre sportelet mbajnë një qytetar shqiptar për më shumë se 30 minuta për procedurat hyrëse. Kjo është duke rrezikuar në fakt dhe shëndetin e shtetasve shqiptarë, të cilët janë duke u rikthyer në vendet e tyre të punës në shtetin fqinj pas festave të fund vitit që kanë kaluar në atdhe. Ndonëse leja e tyre është deri në 15 shkurt, sipas një njoftimi zyrtar të bërë publik në të gjitha ambientet e pikës greke të kalimit, dyndja e emigrantëve shqiptarë është e madhe pas nisjes së punës në Greqi dhe startit të shkollës. E mërkura ka qenë një ditë e ngarkuar për efektivat e policisë shqiptare, të cilët mbajnë situatën nën kontroll por dhe ushtrojnë kontrolle të shumta për të evituar kalimet ilegale të klandestinëve, por dhe të trafikantëve të drogës që janë goditur me shumicë sa herë tentojnë të kalojnë kufirin nëpërmjet kësaj pike. Përsa iu përket shifrave zyrtare të bëra publike për gazetën tonë, mësohet se në 24 orët e fundit kanë lënë Shqipërinë 5 mijë emigrantë me 1.100 automjete, ndërsa fluksi vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm në kufirin mes Shqipërisë dhe Greqisë.