E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, pezullohen lundrimet në Adriatik

Keqësimi i kushteve atmosferike ka pezulluar lundrimet në Adriatik. Era e fortë dhe deti i dallgëzuar kanë shkaktuar pezullim të aktivitetit në disa sektorë të Portit Detar të Durrësit. Kapiteneria ka njoftuar anijet, kompanitë e ngarkim-shkarkimit dhe dispeçeritë e portit dhe peshkimit, që të qëndrojnë në pritje të përmirësimit të motit dhe ndërkohë të marrin masat e sigurimit të anijeve në radë dhe kalata. Gjiri i Durrësit është përfshirë nga një fortunal që ka shkaktuar pezullim të plotë të lëvizjeve të anijeve me tonazh të ulët, por edhe vështirësi në lundrimin e anijeve me tonazh të mesëm dhe të madh. Situata detare ka shkaktuar vështirësi dhe në lundrimin e trageteve të linjave detare që kanë mbërritur rreth dy orë me vonesë në port. Burimet nga Kapiteneria bënë të ditur se deti ka pasur një forcë prej 6-7 ballësh, ndërsa era ka lëvizur me shpejtësi 18 m/sek me drejtim nga jugperëndimi.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›