E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investime në 11 rrugë rurale

Të paktën 11 rrugë rurale në rrethin e Tropojës do të përfitojnë fonde gjatë këtij viti, të cilat do të përdoren për rikonstruksion ose për mirëmbajtjen e tyre. Për këtë qëllim, nga buxheti i shtetit janë akorduar rreth 17 milionë lekë, ose 30 për qind më shumë se një vit më parë. "Përmes këtij fondi synohet përmirësimi i akseve të rrugëve rurale, gjatësia e të cilëve është rreth 150 kilometra", tha drejtori i Ndërmarrjes së Mirëmbajtjes së Rrugëve Rurale në Tropojë, Sherif Hasandoçi. Sipas tij, gjatë këtij viti do të nisë edhe zbatimi i një projekti me fonde të BB-së, që do të zbatohet përmes FZHSH-së. "Kemi përcaktuar 11 akse prioritare, që janë miratuar edhe nga këshilli i qarkut", vijoi Hasandoçi, i cili veçoi si më problematike akset Kam - Qafë-Prush, Bajram Curri - Bujan dhe Dushaj - Lekbibaj, nga rehabilitimi i të cilave përfitojnë mbi 7000 banorë.

SSSASS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›