Javës tjetër, raporti vjetor i BSH-se
Banka e Shqipërisë do të zhvillojë javën e ardhshme mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të saj, ku do të diskutojë dhe miratojë raportin vjetor të saj për vitin 2007". Sipas burimeve të kësaj banke, gjatë mbledhjes, Këshilli Mbikëqyrës do të marrë në shqyrtim edhe projekt-rregulloren "Për sistemin e kontrollit të brendshëm në bankat dhe degët e bankave të huaja", "Mbi inspektimet e kryera nga Departamenti i Mbikëqyrjes në periudhën korrik-dhjetor të vitit 2007". Po ashtu, bën të ditur BSH-ja, në rend të ditës janë parashikuar për shqyrtim edhe informacionet, "Mbi ecurinë e sektorit të jashtëm të ekonomisë shqiptare për vitin 2007", "Mbi zhvillimet e fundit ekonomike e monetare dhe marrja e vendimit të politikës monetare" dhe "Për miratimin e bilancit e të shpërndarjes së fitimit të Bankës së Shqipërisë për vitin 2007".
SSSASS