Mungesat, barna, filma për skanerë, pajisje për aparatura
Në listën e mungesave nuk janë vetëm reagentët, as ilaçet e sëmundjeve të vështira që kanë më shumë se një vit e gjysmë që janë bërë problem. Në radhën e mungesave janë filma të nevojshëm për skanerë, elektroda të cilat vendosin në punë biçikletën, aparatin që të shikon se si punon zemra në rastet e sforcimit. Mangësitë e tjera vazhdojnë pa zgjidhje me ditë, javë muaj apo dhe vite të tëra. Si në rastin e aparaturës së shkrirjes së gurit në veshka. Mbushen më shumë se tre vjet që kur ajo është prishur dhe nuk punon. Zgjidhja në mungesë të saj mbetet operacioni ose shkrirja te privati. Kitet, një pjesë e domosdoshme për të kryer ekzaminimet e ndryshme, si ato të AIDS, matja e hekurit në gjak për talasemikët apo të tjera si këto, janë pajisje që mund të blihen vetëm me anë të tenderëve. SSSASS