E Diel, 1 Nëntor 2026

Penguan zgjedhjet në komunën Shalë, arrestohen 5 persona

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur arrestimin e 5 personave të cilët akuzohen se kanë penguar zgjedhjet e pjesshme lokale në komunën Shalë. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Petrit Coli 39 vjeç, banues fshatin Grude e Re, komuna Rrethina Shkodër, i dënuar më parë, për veprën penale " Vrasje me dashje në bashkëpunim", Pëllumb Mollzati 38 vjeç, Prek Kodra, 35 vjeç,  Kol Gjergji, 29 vjeç dhe Mirash Rrethatori, 33 vjeç, banues në fshatin Gimaj, komuna Shalë, Shkodër, i dënuar më parë për veprën penale " Armbajtje pa leje"

Sipas policisë arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi ditën e djeshme në momentin kur materialet zgjedhore kanë mbërritur me helikopter, në vendin e quajtur Breg Lumi, të Komunës Shalë, pikërisht sapo janë zbritur këto materialet zgjedhore, grupe të ndryshme personash, (ku mes tyre jane identifikuar dhe 5 shtetasit e arrestuar), janë vërsulur në drejtim të Komisionerëve, duke bërë kështu bllokimin e komisionerëve dhe të rrugë-kalimeve për tek qëndra e votimit, pasi nuk ishin dakord me komisionerët e caktuar për zgjedhjet vendore në komunën Shalë, Shkodër. Si pasojë e kësaj sitate u krijua një konflikt midis dy grupe personash simpatizantë të dy subjekteve politike të “Aleancës për të Ardhmen" dhe “Aleancës për Qytetarin", duke bërë të mundur pengimin me dhunë të subjekteve elektorale, për zhvillimin e rregullt, të aktivitetit zgjedhor.

Ndërkohë materialet, në ngarkim të 5 personave të arrestuarve, i kaluan për ndjekje të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqsor Shkodër, për vepren penale të "Pengimit të subjektit për zgjedhjet në organet përfaqësuese".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›