E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, prangoset grabitësi i kambistëve

 

DURRES - Arrestohet në përpjekje për t’u arratisur jashtë shtetit grabitësi i një biznesmeni durrsak dhe i një kambisti elbasanas. Një i ri nga Burreli, me banim në lagjen 6 të Durrësit është prangosur gjatë pasdites në Kapshticë, në përpjekje për të kaluar ilegalisht në Greqi. Alban Skonja, 26 vjeç është pikasur nga rojet e policisë kufitare të Kapshticës dhe me t,u siguruar se bëhej fjalë për një person në kërkim, policia i ka vënë prangat. Skonja kërkohej nga Prokuroria e Elbasanit, e cila kishte kërkuar nga forcat e rendit ekzekutimin e vendimit penal të masës së sigurimit “arrest në burg”, që prej datës 08 shkurt 2009. Nga burimet policore mësohet se Alban Skonja ka qenë i dënuar edhe më parë për grabitje. Me vendimet e mësipërme ndaj tij është marrë masa “arrest në burg” për veprën penale të “vjedhjes me dhunë në bashkëpunim”. Masa e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij është marrë, pasi më datë 8 qershor 2008 tek “Vila e Zogut” në Durrës në bashkëpunim me dy persona të paidentifikuar, pasi kanë goditur me bisht druri në kokë biznesmenin Çezar K. i kanë marrë atij një çantë ku kishte shumën prej 2.5 milionë lekë. Tre muaj më vonë një tjetër grabitje me protagonist Skonjën është kryer në Elbasan. Policia njofton se më 18 shtator 2008 në bashkëpunim me shtetasit Albert Qafa, Laert Mehmeti, Gentian Hoxha (të arrestuar) dhe një person tjetëer me pseudonimin “Juristi” në qytetin e Elbasanit, banda ka goditur me bisht druri ne kokë kambistin Arben K, duke i marrë shumën prej 3 milionë lekë, të cilat ai i kishte në kasetën e motorit që udhëtonte. Tashmë dosja e Alban Skonjës i ka kaluar Prokurorive të Elbasanit dhe Durrësit për veprime të mëtejshme.            o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›