E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga pas 12 vitesh për vrasje

 

GJIROKASTER - Vihet në pranga autori i një vrasjeje të ndodhur në vitin 1997. Ai është kapur në momentin kur po kthehej nga Greqia ku qëndronte prej disa vitesh në arrati përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës. Milijan Buzi, 28 vjeç nga Fieri, banues aktualisht në Tiranë, është ndaluar në Kakavije nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare në orën 13:00 të ditës së djeshme. Ai është dënuar me 8 vjet burg për veprën penale të vrasjes me dashje. Sipas burimeve zyrtare Milijan Buzi në fshatin Petovë të Fierit ka vrarë me thikë një bashkëfshatarin e tij, më 22 shkurt të 1997. Vrasja e viktimës M.L. 19 vjeç në atë kohë, ka ardhur pasi ky i fundit ishte konfliktuar me të vëllanë e Buzit duke ushtruar dhunë mbi të. Në kushtet e hakmarrjes, Buzi, vetëm 16 vjeç atëherë rrëmbeu një thikë, duke i shkaktuar vdekjen fqinjit.   p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›