E Shtunë, 31 Tetor 2026

Memorial në përkujtim të eksodit çam

 

VLORE - Memorial në fshatin Dukat të Vlorës për Çamët që jetojnë në këtë zonë, pasi u ndoqën dhunshëm nga Greqia. Ky memorial u ndërtua në shenjë mirënjohje për të gjithë popullin e kësaj zone, që ndihmuan në strehimin e çamëve pas dëbimit të tyre. Për inaugurimin e përmendores morën pjesë shumë banorë të Dukatit, Tragjasit, Orikumit, qytetarë të Vlorës si dhe komuniteti çam i kësaj zone. Të pranishmit falënderuan edhe biznesmenin Dashamir Tahiri, i cili me financimet e tij bëri të mundur ndërtimin e kësaj përmendoreje. Përfaqësues të komunitetit çam, të shoqatës "Çamëria" si dhe biznesmeni Tahiri falënderuan edhe një herë për ndihmën që u kanë dhënë popullsisë çame në atë kohë të vështirë. Banorë të moshuar treguan më pas momente prekëse të ardhjes së çamëve në zonën e Dukatit, Tragjasit dhe Orikumit. Aktiviteti vijoi me këngë dhe valle të zonës si dhe të ansamblit "Çamëria".              p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›