E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, rritet numri i përdoruesve të drogës

29/04/2009  Policia jep të dhënat alarmante: Në 4 muaj u kapën 24 shpërndarës droge rreth shkollave

DURRES- Drejtoria e Policisë së qarkut të Durrësit ka shpallur si prioritet shkatërrimin e rrjeteve dhe grupeve kriminale të shpërndarësve të drogës. Nisur nga informacionet në rrugë operative strukturat e policisë janë vënë përballë një fakti të vështirë. Kryekomisari i Durrësit, Ilia Nasi, ka pranuar se në qytetin bregdetar dhe në zonat e tjera të qarkut ka rritje të rasteve të përdoruesve të drogës. “Ne do të heqim njerëzit në rrugë që shpërndajnë drogë dhe do i dërgojmë para drejtësisë”,-ka thënë drejtues Ilia Nasi.

Shpërndarja e drogës

Pas identifikimit të vatrave dhe të personave të përfshirë në këtë trafik të jashtëligjshëm, agjentët e sektorit të Luftës kundër Drogës kanë vënë në pranga 24 shpërndarës droge në harkun kohor të 4 muajve. Drejtori i policisë, Ilia Nasi, është shprehur se policia e shtetit ka mundur të fusë në dorë disa harta të zonave ku mbillet e kultivohet droga si dhe të disa punishteve e banesave në të cilat përpunohet e paketohet. “Droga nuk është vetëm ndëshkim për imazhin e mirë të vendit tonë në luftën kundër bimëve të ndaluara narkotike, por edhe kërcënon sigurinë kombëtare”,-ka thënë drejtori i policisë së qarkut të Durrësit. Ndonëse nuk ka dhënë shifra lidhur me numrin e të prekurve dhe të të rekrutuarve në rrjetet kriminale, kryekomisari ka pohuar se “Policia ka të gjitha të dhënat e personave që kultivojnë, shpërndajnë apo edhe që konsumojnë drogë”. Kjo kategori është e orientuar drejt akteve kriminale dhe për këtë arsye policia kërkon që të bllokojë dhe të shmangë zgjerimin e vatrës së konsumatorëve të drogës. Edhe një herë drejtori i policisë së qarkut në Durrës ka publikuar faktin se më të rriskuar nga droga janë të rinjtë e shkollave kryesisht të arsimit të mesëm. Pikërisht këtu edhe janë përqendruar agjentët e sektorit të antidrogës, të cilët kanë vënë në shënjestër personat shpërndarës.

Për periudhën nga janari deri më 25 prill policia dhe sektori përkatës kanë zbuluar plot 14 parcela të kultivimit të bimëve narkotike dhe kanë asgjësuar me djegie 2560 rrënjë.

Zonat e thella të Krujës dhe parcela në mes të maleve e në terren të thepisura janë parcelat që shërbejnë për kultivimin e bimës së ndaluar canabis sativa.

PËRDORUESIT

Për periudhën nga janari deri më 25 prill policia dhe sektori përkatës kanë zbuluar plot 14 parcela të kultivimit të bimëve narkotike dhe kanë asgjësuar me djegie 2560 rrënjë.

Zonat e thella të Krujës dhe parcela në mes të maleve e në terren të thepisura janë parcelat që shërbejnë për kultivimin e bimës së ndaluar canabis sativa. Të tilla parcela janë tokë pa emër dhe disi të mënjanuara nga fshati duke u krijuar mundësi kultivuesve të qëndrojnë të “sigurt” në aktivitetin e paligjshëm. Çështja kryesore, sipas drejtorit të policisë së qarkut të Durrësit, nuk është arrestimi i përdoruesve, por bindja e tyre për të hequr dorë nga droga. “Konsumatorët më të mëdhenj dhe viktimat e drogës janë të rinjtë, minorenët dhe adoleshentët e shkollave. Kjo na detyron që të bashkëveprojmë dhe të tregojmë kujdes së bashku me institucionet e arsimit për të ulur numrin e përdoruesve”,-ka thënë drejtues Ilia Nasi. Për sa u përket rrjeteve dhe grupeve kriminale të drogës si dhe organizatorëve kryekomisari Ilia Nasi ka deklaruar se të gjithë do të vendosen një nga një në akuzë dhe se do u sekuestrohen të gjitha pasuritë duke përdorur ligjin e ri të antimafies.

TE ARRESTUARIT

Agjentët e sektorit të Luftës kundër Drogës kanë vënë në pranga 24 shpërndarës droge në harkun kohor të 4 muajve. Drejtori i policisë, Ilia Nasi, është shprehur se policia e shtetit ka mundur të fusë në dorë disa harta të zonave ku mbillet e kultivohet droga si dhe të disa punishteve e banesave në të cilat përpunohet e paketohet.

PËRDORUESIT

Çështja kryesore sipas drejtorit Ilia Nasi nuk është arrestimi i përdoruesve, por bindja e tyre për të hequr dorë nga droga. “Konsumatorët më të mëdhenj dhe viktimat e drogës janë të rinjtë, minorenët dhe adoleshentët e shkollave. Kjo na detyron që të bashkëveprojmë dhe të tregojmë kujdes së bashku me institucionet e arsimit”.

KRIMI

Ndonëse nuk ka dhënë shifra lidhur me numrin e të prekurve dhe të të rekrutuarve në rrjetet kriminale, policia ka të gjitha të dhënat e personave që kultivojnë, shpërndajnë apo edhe që konsumojnë drogë. Kjo kategori është e orientuar drejt akteve kriminale dhe për këtë arsye kërkohet bllokimi dhe shmangia e zgjerimin të vatrës së konsumatorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›