Dosja Hoxha, xhaxhai i Kumbaros vendos të mos dëshmojë
29/04/2009 Kumbaro ka ardhur në vitin 2000 tek varrimi i të atit. Dëshmojnë rojet e fabrikës
TIRANË- Dosja e Remzi Hoxhës vazhdon të mbetet e pazgjidhur për aq kohë sa asnjë prej dëshmitarëve nuk nxjerr në dritë të dhëna që ndihmojnë në gjetjen e trupit të tij dhe nxjerrjen e personave që kanë lidhje me rrëmbimin. Kështu të pandehurit që janë në gjendje të lirë, Avni Koldashi dhe Arben Sefgjini dhe së fundmi Ilir Kumbaro që ndodhet i arrestuar në Angli, dëgjojnë gjithçka duke e patur më të lehtë të mohojnë akuzat e ngritura. Për herë të parë në seancën e djeshme gjyqësore ishte thirrur për të dëshmuar xhaxhai i Ilir Kumbaros, Ali Kumbaro. Por ky i fundit iu përgjigj negativisht ftesës së gjykatës për të dhënë dëshmi.
Daja i Kumbaros
Ka patur dijeni për largimin e Kumbaros në vitin 1996 drejt Anglisë. Ndërsa nga ana e akuzës është dhënë fakti se Ali Kumbaro dhënë një detaj, i cili ndihmon drejtësinë me faktin se Ilir Kumbaro ka qenë në vitin 2000 në Shqipëri për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit. Në Angli sipas akuzës Kumbaro pasi u largua pas rrëmbimit të Remzi Hoxhës ka kërkuar azil politik. Por gjatë kohës që ka qëndruar në Angli, Kumbaro është hequr si shtetas Kosovar duke u regjistruar me emrin Shaqo Shatri. Për këtë gjë janë bërë verifikime të mundshme nga autoritetet e Britanisë së Madhe. Më pas është vërtetuar se pikërisht Shaqo Shatri është Ilir Kumbaro. Që në fillim të seancës së djeshme gjyqësore trupi gjykues i kërkoi dëshmitarit Ali Kumbaro nëse kishte dëshirë apo jo të dëshmonte duke i bërë të njohur të drejtën për të mos dëshmuar në bazë të ligjit. Pasi pranoi se kishte lidhje gjaku dhe se Ilir Kumbaron, Ali Kumbaron e kishte nip, i kërkoi gjykatës të mos dëshmonte në seancë gjyqësore. Ndërsa, prokurori i çështjes Xhevat Hana tha se Ali Kumbaro do të pyetej rreth dy episodeve. Sipas tij, dëshmitari ka dijeni rreth largimit të Ilir Kumbaros në shtetin anglez në vitin 1996. Gjithashtu, tha prokurori, ai ka parë nipin e tij, Ilirin, në vitin 2000 në Shqipëri. Sipas Prokurorisë, i pandehuri Ilir Kumbaro kishte ardhur në vitin 2000 pas vdekjes së të atit dhe kishte marrë pjesë në ceremoninë mortore. Të gjitha të dhënat që ka marrë prokurori rreth Ilir Kumbaros dhe jetës së tij në Angli si dhe lëvizjet e tij, do t’ia paraqesë gjykatës. Një seancë më parë, Ilir Kumbaro ka preferuar të mbrohet me avokat në procesin gjyqësor në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku po akuzohet për rrëmbim të trefishtë. Trupi gjykues lejoi dy avokatët Bledar Fejzo dhe Vojo Bregu që të mbrojnë interesat e Kumbaros, i cili ishte mbrojtur në procesin penal nga një avokat i caktuar kryesisht, pasi Prokuroria dhe gjykata nuk kishin asnjë informacion se ku ndodhej i akuzuari. Veprimi i familjarëve të Kumbaros vjen pas vendimit të një gjykate në Londër, e cila vendosi që ish-shefi i SHIK-ut në Tiranë, në vitin 1995, të ekstradohet në Shqipëri. Para këtij vendimi, Kumbaro ishte paraqitur si një shtetas kosovar, me emrin Shaqo Shatri. Por, pas verifikimeve në Kosovë dhe Shqipëri, rezultoi se ai ishte pikërisht Kumbaro, i akuzuari nga Prokuroria shqiptare për rrëmbim të trefishtë. Tashmë pritet vetëm lejimi i ekstradimit të tij.
Rojet e fabrikës
Krahas xhaxhait të Kumbaros, dje dy ish-roje të bazës së SHIK-ut, Mehill Pjetri dhe Llesh Cali, thanë se shpesh kishin parë punonjës të SHIK-ut që vinin dhe largoheshin nga baza, por që sipas tyre nuk kishin njohur ndonjëherë Remzi Hoxhën. Ndërkohë, nënoficeri roje i SHIK-ut të Tiranës, në vitet 1993-2006, Hysen Fino pranoi përpara trupit gjykues se e kishin vënë në dijeni që një i ri ishte hedhur nga kati i tretë i godinës së SHIK-ut. Fino pranoi gjithashtu se ishte takuar me Ilir Kumbaron dhe kishte dëgjuar prej tij se do të largohej nga Shqipëria.
Dëshmitarët VIP të procesit gjyqësor
Mes dëshmitarëve në këtë proces janë pyetur edhe gjenerali Agim Shehu, ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, njëkohësisht ish- zv/ministër i Brendshëm dhe Fatos Klosi ish-shefi i SHIK-ut. Po kështu Prokuroria ka lexuar disa seanca më parë edhe dëshminë e vetme të dhënë nga ish-drejtori i SHIK-ut, Bashkim Gazidede, (tashmë i vdekur). Janë pyetur disa ish-punonjës të Shërbimit Informativ dhe po kështu familjarët e Remzi Hoxhës.