Saldonte depozitën e karburantit, vdes një 55-vjeçar
Fushë-Krujë
Mungesa e masave të sigurisë dhe pakujdesia gjatë një saldimi kanë çuar drejt vdekjes një 55-vjeçar nga Thumana e Fushë-Krujës. Ai ka humbur jetën paraditen e djeshme, ndërsa po saldonte një depozitë karburanti në një nga guroret e shumta të zonës. Ngjarja ndodhi rreth orës 09.30 minuta të së enjtes, në fshatin Makaresh, teksa Ali Nuzi po saldonte depozitën në guroren e fshatit. Si pasojë e shkëndijave, nafta e paktë që ndodhej në të ka shkaktuar shpërthim e për pasojë vdekjen e menjëhershme të 55-vjeçarit. Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes rezulton se boti nuk ka qenë i mbushur me karburant, por një sasi e vogël e mbetur në të ka shkaktuar tragjedinë.
#