E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sekuestrohet anija ”Joni”

10/04/2005  Do kalonte klandestinë në Itali, në kërkim pronari dajet Durmishi

Policia e Durrësit ka sekuestruar dje në mesditë anijen “Joni”. Unifromat blu të qytetit bregdetar e kanë futur nën shirit mjetin lundrues që tashmë do të qëndrojë e ngujuar deri sa drejtësia të përfundojë gjykimin e të akuzarve për favorizim të kalimit të

paligjshëm të kufirit.

Prokuroria

Prokuroria e Lushjes i ka përcjellë dy ditë më parë prokurorisë së Durrësit shkresë duke kërkuar që organi i akuzës të urdhëronte

sekuestrimin e anijes e cila gjendej në kalatat e portit që nga koha kur në Divjakë u kapën disa shtetas në përpjekje për të kaluar kufirin në mënyrë klandestine. Nga hetimet e para të bëra nga prokuroria e Lushnjes e cila në bashkëpunim me sekorin

e antitrafikut në policinë e qarkut të Fierit ka ndaluar pesë shtëtas si dhe ka shoqëruar në policinë e Lushnjes 22 shtetasit, ka rezultuar se klandestinët do të udhëtonin drejt brigjeve të huaja me anijen “Joni”.

Në kërkim

Trafiku i klandestinëve ka sjellë sekuestrimin e anijes, ndërkohë që pronari i saj si dhe i biri i pronarit janë shpallur në kërkim. Pas kërkesës së prokurorisë së Lushnjes ka qenë ajo e Durrësit që ka lëshuar në duart e sektorit të antikrimit urdhërin e sekuestros së anijes “Joni” duke detyruar ekuipazhin ta ankorojë atë në kalatën lindore. Anija është vendosur përkarshi

anijes “Eni” e sekuestruar me 31 mars 2005 pas nisjes

së hetimeve ndaj pronait të anijes, ekuipazhit dhe inspektorëve të kapitenerisë e doganës të akuzuar për bashkëpunim të organizuar në kontrabandëne 7 kontenierëve me cigare.

Rrjeti

Hetimet e prokurorisë kanë zbuluar rrjetin e trafikantrëve të cilët janë banorë të qytetit të Durrësit. Kanë qenë dëshmitë e shtetasve që do të kalonin kufirin materiali kyç që i ka shërbyer akuzës për t’i vënë prangat pesë shtetasve dhe shpalljen në kërkim të pronarit të anijes “Joni”, Idajet Durmishi.

Për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit përqëllime përfitimi të kryer në bashkëpunim policia një ditë pas ngjarjes ka arrestuar shtetasit Abaz Bunica, Miraxh Shima, Agim Dida, Ilia Shtrazi dhe Vero Shkurti të gjithë banorë të qytetit të Durrësit. Akuzohen se kanë bashkëpunuarme pronarin e anijes i quajtur Idajet Durmishi, 53 vjeç dhe djalin e tij Orjon Durmishi, 30

vjeç banorë të lagjes nr. 18 në Durrës, të dy të shpallur në kërkim. Nga pyetja e klandestinëve ka rezultuarse secili prej tyre kishte paguar nga 3000 deri në 3500 euro për kalim të

paligjshëm në shtetin fqinj dhe ata janë nisur me

mjete të ndryshme nga Durrësi në drejtim të Divjakës.

Klandestinët që u zbuluan në Divjakë

Me datë 24 mars 2005 , rreth orës 21 janë ndaluar në pyllin e Divjakës 22 shtetas të cilët do të kalonin në mënyrë klandestine në shtetin fqinj. Kanë qenë burimet e sigurta të agjentëve që kanë mundur të pengojnë trafikun dhe pas bashkëpunimit me sektorin e antitrafikut në drejtorinë e policisë së qarkut të

Fierit kanë bllokuar vetëm pak minuta para nisjes shtetasit të cilët thuhet se kishin pritur disa ditë kohën për lundrim. Burime nga prokuroria thonë se të gjithë klandestinët do të lundronin me dy gomone për dy milje nga brigjet e Divjakës dhe më pas ata do të udhëtonin me anijen “Joni” e cila u sekuestruar dje, 15 ditë pas ngjarjes. Për favorizim të kalimit të paligjshëm të kufirit pokuroria ka arrestuar pesë shtetas dhe ka shpallur në këkim pronarin e anijes dhe djalin e tij, ndërkohë që në cilësinë e provës materiale janë bllokuar edhe celularët e sekserëve të

arrestuar.

Anija e transportit “Joni” prodhim i vitit 1941

Ekuipazhi 7 marinarë

Tonazhi 299 ton

Gjatësi 38.7 m

Gjerësia 7.35 m

Zhytja 3.02 m

Regjistruar me 16.9.2002

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›