E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon kërkimi për bomba në portin e Durrëit.

10/04/2005  Që prej tre ditësh në portin e Durrësit zhytësit e marinës ushtaarake daneze kanë filluar të kontrollojnë zonën për të siguruar më pas thellimin e kanalit hyrës dhe basenit. Projekti në shumën 3.1 milion euro i nisur nga firma daneze “Rohde Nielsen” për thellimin e kanalit dhe basenit është ndërprerë që në fillim të vitit për shkak se gjatë gërmimit njëra nga dragat ka rënë në kontakt me dy bomaba të një peshë prej 70 kg që mendohet se i përkasin kohës së Lufts së Dytë Botërore të lëshuara gjatë bombardimit nga aviacioni luftarak anglez. 12 zhytësit e marinës daneze të cilët do të qëndrojnë për tre javë do të duhet të kontrollojnë një hapsirë jo më pak se 60 ha nënujorë dhe pasi të kontrollojnë të gjithë këtrë zonë do të

lëshojnë edhe dokumentin e pastrëtisë. Por edhe pse ka tre ditë që ata kanë filluar nga puna nuk kanë gjetur asnjë bombë apo municoni tjetër, ndërkohë që për çertefikimin e zonës, e cila do i hapë rrugë vazhdimit të punës nga firma daneze janë investuar 60 mijë euro nga qeveria daneze dhe 20 mijë euro të tjera fonde të qeverisë shqiptare. Megjithë kohën e humbur për të

siguruar nëse ka apo jo mina e bomaba të tjera në ujrat e portit të Durrësit, firma ka deklaruar se punimet do të mbyllen brenda afateve të nëshkruara në kontratë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›