E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Tiranës arreston tre të kërkuar

10/04/2005  TIRANË- Prangosen nga Policia e Tiranës tre persona të shpallur në kërkim. Njëri prej tyre, sipas burimeve zyrtare, kërkohej për plagosje të lehtë me dashje, ndërsa dy të tjerët ishin shpallur në kërkim për bashkëpunim në grabitje. Kështu është arrestuar Lavdosh Dosti, lindur në Tepelenë e banues në Kamëz, pasi ishte dënuar në mungesë 4 muaj më parë. Ndërsa është prangosur Gentian Boceri, 22 vjeç, lindur në Librazhd e banues në fshatin Marqinet të Vorës, pasi bashkëpunoi në një vjedhje. Së fundmi është arrestuar 36-vjeçari nga Tirana, Fatmir Rustemi, i cili ishte dënuar me një vit e tre muaj burg për vjedhje me dhunë në bashkëpunim

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›