Vidhet kabina elektrike në Tiranën e Re
10/04/2005 TIRANË- Arrestohen grabitësit e kabinës elektrike në "Tiranën e Re". Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, të cialat thanë se punonjësit e komisariatit numër 2 kanë mundur të vënë nën pranga Anil Gjergjanin, 41 vjeç, lindur në Berat e banues në Tiranë, i padënuar dhe Niko Mjedën, 43 vjeç, lindur në Lezhë e banues në Tiranë. Ata, sipas policisë, kanë thyer derën kryesore e më pas këputën kabllin e furnizimit të energjisë elektrike në rrugën "Irfan Tomini". Shkaki i kësaj grabitjeje, sipas burimeve policore, ka qenë një predendim pronësie i të dy shtetasve, tashmë të arrestuar