E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nikaj, akuzohet edhe për vjedhjen e 4700 eurove

10/04/2005  TIRANË- Anton Nikajt, 37-vjeçarit nga Lezha, i cili kërkohej për vjedhje me anë të mashtrimit, i është shtuar edhe akuza e vjedhjes së 4700 eurove. Tashmë ai ndodhet i prangosur nga uniformat blu të komisariatit numër 3, pasi për të ishte dhënë gjykimi për vjedhje me anë të mashtrimit. Sipas policisë, Nikaj kishte mashtruar një shtetas, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, duke i premtuar atij se do ti siguronte një vizë shengen. Mirëpo sapo i mori 2300 euro, 37-vjeçari nuk u përball më me të, duke iu shmangur vazhdimisht. Ndërkaq atij i është shtuar edhe akuza e vjedhjes së 4700 eurove në datën 10 prrill të vitit të kaluar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›