E Diel, 1 Nëntor 2026

Përdhunohet një 12-vjeçare në Kombinat

10/04/2005  piro Papa, 51 vjeç, arrestohet 6 ditë pas ngjarjes. E denoncuan prindërit e të miturës

TIRANË- Shkonte për të blerë bukë në dyqan dhe bie në "kthetrat" e shitësit. Maniakët seksualë që përdhunojnë vajza të mitura rishfaqen sërish në kryeqytetin e Shqipërisë. Orët e fundit tw ditws sw djeshme policia ka arrestuar në Kombinat njërin prej tyre. Nga një njoftim zyrtar i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, mësohet se efektivët e Komisariatit numër 2, nuk kanë mundur të parandalojnë aktin e përdhunimit të një 12-vjeçareje, fqinje me maniakun, e cila është dëmtuar rëndë fizikisht. Ndërkaq, pas kësaj ngjarjeje të shëmtuar është vënë nën pranga disa orë më vonë Spiro Papa, 51 vjeç, lindur në Berat e banues në lagjen Kombinat. Sipas burimeve policore të Komisariatit numër 2, Papa e ka rrëmbyer me dhunë vogëlushen në derën e dyqanit të tij e më pas e futi në magazinën e vogël, ku edhe e përdhunoi. Ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur gjashtë ditë më parë, ndërsa policia mundi ta arrestonte autorin e saj vetëm para disa orësh, duke e dërguar atë në qelitë e paraburgimit.

Joshja

"Shihi këto çokollatat sa të mira janë. Provoji njëherë". Me këto fjalë i drejtohej Spiro Papa "viktimës" së tij ditë pas dite, derisa në datën 4 prill ai e tërhoqi nga bluza, duke e futur në skutat e thella të dyqanit, në të cilat arriti të kryente me të marrwdhënie seksuale me dhunë. Burimet policore thanë se, kjo nuk ishte hera e parë që Papa tentonte ta joshte të miturën, nxënëse në klasën e gjashtë të shkollës tetëvjeçare të Kombinatit. Të gjitha tentativat, vogëlushja ua kishte treguar prindërve të saj, të cilët nga ana e tyre e kishin këshilluar të mos i afrohej më dyqanit të tij. Ndërsa në datën 4 prill, ajo e kishte thyer rregullin dhe u afrua më tepër sa duhej.

Arrestimi

Për pesë ditë me radhë, 51-vjeçari Spiro Papa mundi t’u fshihej kontrolleve të njëpasnjëshme të ekspertëve të kriminalistikës në Komisariatin numër 2 në Tiranë. Minorenia u kishte treguar prindërve për atë ç’ka i kishte ndodhur, ndërsa ata denoncuan rastin në komisariat. Mjaftoi vetëm një informacion paraprak që mbërriti në zyrat e kriminalistikës për të zhvilluar një aksion të shpejtë në banesën e tij.

Precedentët

Vetëm dy javë më parë u arrestua një 64-vjeçar në të njëjtën lagje, Kombinat, i cili tentoi të përdhunonte një 12-vjeçare. E mitura i shpëtoi aktit të shëmtuar, duke u larguar me vrap. Ndërsa viti 2004 shënoi një rekord të përdhunimeve të të miturve, ku kulmi arriti në dhunën e ushtruar ndaj një 11-vjeçari te "gropa e Hajdin Sejdisë", në qendër të Tiranës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›