E Diel, 1 Nëntor 2026

Morgu: Noka ka dëmtime në kafkë, i mungon legeni

10/04/2005  TIRANË- Avdi Noka, 48-vjeçari nga Peshkopia, ka dëmtime të rënda në kafkë. I mungon skeleti dhe në trupin e tij kishte një orë e një bluzë sintetike, materiale nga të cilat është njohur nga të afërmit e tij, Ky ka qenë përfundimi zyrtar i morgut të Tiranës, në lidhje me ekzaminimin e kufomës së Nokës. Skeletit, të tij, sipas mjekut eksperto-ligjor Arben Lloja, i mungon pjesa e legenit, e cila nuk është gjetur gjatë gërmimit të gropës dy metra e gjysmë të thellë. Me një vragë të thellë në kokë, bluzë sintetike, pa legenin e trupit e thuajse i dekompozuar, kufoma e Avdi Nokës është egzaminuar përfundimisht dje nga mjeku eksperto-ligjor Arben Lloja, i cili bëri të ditur për gazetën se vihen re shenja të dukshme dhune mbi trupin e tij. "Analiza e pjesshme laboratorike tashmë ka mbaruar. Nga verifikimet paraprake mund t iu them se atij i mungon pjesa e legenit. Po punojmë intensivisht për të përcaktuar shkencërisht periudhën kohore të vdekjes së tij, mënyrën e vdekjes dhe karakteristikat thelbësore. Ndërkaq ai ka një të çarë në kafkë. Po përpiqemi për të përcaktuar gjatësinë e tij, ndërsa të afërmit kanë qenë tepër të sigurtë në identifikimin e tij"-tha për gazetën "Metropol" profesor Arben Lloja. Në dhjetor të vitit 1999, Dëshira Noka i shkon nga prapa burrit, teksa ky i fundit po lahej në banjën 5 metra larg shtëpisë. Dy orë më parë ata ishin grindur. I fërkon shpinën dhe teksa e përkëdhel me fjalë të ëmbla, e qëllon një herë të vetme me plumb. Shkon në oborr, merr sopatën dhe godet fort mbi kufomën, ndërsa gjaku mbulon çimenton e muret e banjës 1 me 1. Po atë natë nis të hapë një gropë. E mbulon vetë me dhe trupin e pajetë, ndërsa djemtë shihnin të tmerruar skenën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›