Durrës, shpallet në kërkim vjehrri tutor i 14-vjeçares
DURRES - Shfrytëzonte nusen e djalit si prostitutë në Durrës dhe Tiranë, ndërsa bashkëshorti i saj i druhej hakmarrjes së të atit.
Pas më shumë se gjashtë muajsh shfrytëzim prostitucioni policia e Durrësit ka shpallur në kërkim tutorin e nuses së djalit, shtetasin 48-vjeçar nga fshati Aramenas i Krujës Ylli Zenuni. Prej gati gjysmë viti ky person ka qenë tutori i 14-vjeçares me inicialet L.K., e cila jetonte në motele dhe hotele të ndryshme në metropolin Tiranë-Durrës. Pas një sinjalizimi anonim në Zyrën e Antitrafikëve të policisë së Durrësit, efektivat blu kanë vijuar hetimet duke i dhënë fund kështu edhe robërisë së vajzës së mitur. Sipas deponimeve në polici e mitura ishte ndarë forcërisht nga bashkëshorti i saj. Situatën nuk e ka parandaluar as dëshira e djalit të Ylli Zenunit për të pasur pranë nusen e tij, pasi babai kishte kërcënuar me jetë edhe atë, nëse do të hapte gojë, apo do të bënte diçka për të parandaluar ushtrimin e punës në rrugë. Por me t’u nisur drejt hotelit ku po qëndronte e mitura, policia nuk ka arritur të kapë shfrytëzuesin. Ky i fundit duket se ka nuhatur aksionin e policisë për kapjen e tij, duke u larguar në kohë, bashkë me paratë e fituara së fundmi nga shfrytëzimi i së miturës. Zenuni njihet nga policia e Durrësit si kontingjent krimi, pasi ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe shfrytëzim prostitucioni. Mes djalit të tij dhe të miturës ekzistonte një martesë “fshatçe”, pasi ligji e lejon kurorëzimin në një moshë të tillë. o.u