Zbulohet i fshehur në tunel arsenali luftarak
Policia e Gjirokastrës zbuloi dje një arsenal me municione ushtarake, të cilat ishin fshehur në tunel në një nga lagjet e këtij qyteti.
GJIROKASTER/ PIRO NASE
Tuneli ku ishte fshehur arsenali i përkiste ish-repartit ushtarak “Ish-Brigada e 5-të”, në vendin e quajtur Leknjas. Sipas policisë, dyshohet se ato janë fshehur aty pasi janë marrë në depo të armatimit gjatë ngjarjeve të vitit 1997. Pas evidentimit, policia sekuestroi dhe më pas transportoi municionin e gjetur për në ambientet e saj. Më pas nisi hetimi për të bërë të mundur identifikimin e personave, që i kanë fshehur në tunel. Mësohet se aksioni i djeshëm është ndërmarrë pasi policia e Gjirokastrës kishte siguruar informacione në rrugë operative se pikërisht në këtë tunel ndodhej një numër i madh predhash e fishekësh. “Armatimet ndodheshin të fshehura në një tunel, në lagjen ish-SMT në dalje të qytetit të Gjirokastrës. Specialistët e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Specialistët e Armatim-Municioneve në Drejtorinë e Policisë kanë ushtruar një kontroll në këtë lagje, në tunelet e ish-repartit ushtarak ‘Ish Brigada e 5-të’ në Leknjas ku dhe u gjet ky arsenal armatimi”, bëri të ditur policia e këtij qarku. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur 40 predha kundra tank model 69, 200 granata dore mbrojtëse (defensive), 11 mijë e 180 fishekë luftarakë model 56, 200 copë ndezës të këtyre granatave, 12 krehra fishekësh model 56, që përbëjnë në tërësi të tyre një arsenal të rrezikshëm armësh. Burimet bënë të ditur se armatimet janë pjesë e municioneve të zhdukura që prej vitit 1997, por që nuk dihen arsyet e braktisjes në njërin prej këtyre tuneleve. Ky është ndër armatimet më të konsiderueshëm të kapur nga policia në të gjithë këta vitet e fundit, ndërsa nuk dihet ende asgjë për poseduesit e tyre. “Sasia e armatimit është transportuar nën masa sigurie për në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër dhe policia po punon për të evidentuar dhe kapur poseduesit e mundshëm të këtyre municioneve luftarake”, thuhet në komunikatën për shtyp në lidhje me këtë ngjarje. Sipas specialistëve të armatimeve, municioni i gjetur dje ishte i një shkalle tepër të rrezikshme. Kjo për faktin se ai ishte në gjendje të mirë teknike dhe provokimi nga një zjarr, apo një shpërthim i vogël do të aktivizonte shpërthimin e tyre.
Arsenali
Predha kundër tank - 40 copë
Granata dore - 200 copë
Fishekë luftarakë -11 180 copë
Ndezës granatash - 200 copë
Krehra fishekësh - 12 copë