E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, shtohen bandat me adoleshentë-hajdutë

Policia prangosi tre vetë, të cilët rezultuan se ishin dënuar edhe më parë për vjedhje, megjithëse në moshë të vogël

DURRËS – “Bum” vjedhjesh në Durrës nga bandat e adoleshentëve. Ky fenomen po spikat edhe pas periudhës së plazhit dhe njoftimet e herëpashershme të policisë mbi kapjen në flagrancë ose për persona adoloshentë të shpallur në kërkim për krime të ndryshme, mes të cilave dallon vepra penale e “vjedhjes”, janë një statistikë e mjaftueshme për të nxjerrë si konkluzion se ky fenomen është përherë në rritje. Një grup i tillë vjedhësish adoloshentë është kapur në flagrancë, në tentativë e sipër për të vjedhur me thyerje një supermarket në plazhin e Durrësit, vend ku edhe banonin disa prej tyre pas ardhjes nga Kavaja e Pogradeci. Për këtë rast policia ka konfimuar se pas kapjes së tre adoloshentëve, është arrestuar edhe një person tjetër 25-vjeçar i cili kishte vjedhur një objekt në mesin e muajit nëntor të këtij viti. Kanë qenë orët e vona të darkës kur policia ka marrë njoftim se disa persona po tentonin që të vidhnin në një supermarket. Menjëherë objekti është vënë në vëzhgim dhe policia ka arritur të kapë tre vetë të cilët pas verifikimit që iu bë, rezultuan të kishin precedentë penalë për raste të tjera vjedhjesh. Ata me të ndier rrezikun tentuan që të largoheshin nga vendi i piketuar për të vjedhur, por shërbimet policore u kishin mbyllur çdo shteg dhe i kanë kapur pa mundur të shihnin mallrat e marra. Pas verifikimit të imtësishëm rezultoi se profesionistët e kësaj fushe ishin të tre adoloshentë: dy 15-vjeçarë dhe njëri prej tyre 14, por që kishin edhe një përvojë në këtë sektor të vjedhjeve të organizuara. M.Brunga

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›