E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, prishen ndërtimet pa leje, gëlojnë gërmadhat

SHKODËR - Inspektorati ndërtimor i Shkodrës ka ndërhyrë në prishjen e rreth 30 objekteve në rrugën “Tregu i Ri” në lagjen “Fahri Ramadani”, pranë degës ushtarake. Këto ndërtime janë objekte pa leje dhe që kishin zënë trotuarin, kryesisht dyqane të vogla dhe mure rrethuese. Ndërhyrjet e ndërtimores nuk kanë ndeshur në ndonjë reagim të pronarëve të objekteve të prishura, të cilët ishin lajmëruar më parë, ndërsa problem mbetet largimi i mbeturinave të prishjeve. Kështu, ka rreth 1 muaj që mbeturinat e prishjeve të objekteve nga inspektorati ndërtimor pranë bashkisë Shkodër, në lagjen “Perash”, pranë sheshit “Isa Boletini” nuk janë hequr duke shkaktuar probleme dhe vështirësi në qarkullimin e banorëve që jetojnë në pallatet pranë objekteve të prishura. Sipas banorëve që jetojnë këtu, bashkia nuk i ka larguar mbeturinat e prishjeve, ndërsa pronarët e objekteve që janë prishur, nuk duan t’ia dinë për to. Largimi i tyre ka një kosto jo të vogël dhe të papërballueshme nga qytetarët që jetojnë aty.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›