E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagos bashkëmoshatarin, në kërkim një 16-vjeçar

Një sherr për motive të dobëta mes dy adoleshentësh ka përfunduar me plagosjen e 16-vjeçarit dhe shpalljen në kërkim të një bashkëmoshatari të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.00 të së enjtes në lagjen "1 Maj" të qytetit të Fierit. I plagosuri është 16-vjeçari A. Hoxha nga Roskoveci, i cili, ndërsa kthehej nga shkolla është plagosur me thikë në rrugë prej bashkëmoshatarit të tij L. Banaj nga Patosi. Pas ngjarjes, autori është larguar me shpejtësi, ndërkohë që i plagosuri është dërguar me urgjencë për në spital. Burime nga spitali bëjnë të ditur se adoleshenti ka marrë dy plagë: një në dorë dhe një tjetër në kofshë, ndërkohë që gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake mësohet se adoleshentët janë grindur dy ditë më parë, për motive të dobëta.

Ma.Tr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›