Durrës, vidhet agjencia e udhëtimit
Vazhdojnë vjedhjet në Durrës. Në orët e para të ditës së shtunë, gjatë natës, në lagjen 3 të qytetit, në katin e dytë të një pallati pranë Stacionit të Trenit është vjedhur kasaforta e një agjencie udhëtimesh. Agjencia e biletave me pronar Bernard Reso ka deklaruar mëngjesin e së shtunës vjedhjen e kasafortës së saj. Sipas deklarimeve të dhëna nga pronari i saj, në kasafortë ndodhej një sasi parash në vlerën e 500 mijë lekëve. Pas marrjes së denoncimit, kanë filluar menjëherë veprimet hetimore lidhur me ngjarjen dhe zbulimin e autorëve.
va.qy.
va.qy.