E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, vlera e trojeve ulet në 42 mijë lekë për metër katror

 

Në qytetin e Durrësit, qeveria e ka ndarë territorin në disa breza, sipas distancës nga bregu i detit. Për zonën e parë, për qytetin, çmimi i tokës do të jetë më maksimali dhe llogaritet të 42.000 mijë lekë për metër katror. Ndërsa në vendimin e mëparshëm, AKKP-ja dhe Qeveria kishin parashikuar një çmim më të lartë, që shkonte në 44.604 lekë/m2. Ndërsa për zonën e Plazhit, qeveria ka vendosur që në brezin e parë, çmimi të jetë 25.000 lekë/m2, kjo për një distancë deri 200 metër nga bregu. Brezi II, sipas vendimit të qeverisë, mbi 200 metër nga bregu, çmimi minimal i tokës do të jetë 7.200 lekë/m2. Ndërsa ai maksimal do të jetë 9,600 lekë/m2. Qeveria ka përcaktuar dhe çmimet në zonën turistike të Durrësit, ku në Hamallaj çmimi maksimal do të jetë 7.200 lekë për metër katrorë. Ndërsa çmimi i brezit të dytë, varion maksimali në 3.600 lekë/m2 dhe ai minimal në 2.400 lekë/m2. Një çmim i tillë do të përdoret për të gjithë zonën bregdetare që përfshin fshatrat Lalëz, Draç, Bizë, Rrushkull. Ndërsa në fshatin Shkallnur, toka truall në zonën bregdetare do të jetë 25.000 lek/m2. Për zonën e Golemit të Kavajës, qeveria ka përcakton si çmim maksimal të trojeve me 14.400 lekë/m2. Ndërsa çmimi minimal shkon 6.000 lek/m2. Qeveria në relacionin e saj ka bërë të ditur se qëllimi i këtij vendimi lidhet me përditësimin e hartës së vlerës së tokës, sipas çmimeve të tregut. Krijimi i hartës së vlerës për të gjithë territorin krijoi mundësinë e shikimit të vlerës në tërësi si dhe krahasimin e vlerave ndërmjet rajoneve të veçanta. Përveç zbatimit të metodikës, së miratuar nga Kuvendi, u përdor edhe studimi në terren praj Ministrisë së Ekonomisë dhe Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike.

Çmimet e trojeve ne tirane sipas zonave

Klasifikimi i Zonave sipas rigrupimit
Shënim:
Vlerat e treguara janë sipas VKM nr. 139, datë 13.2.2008 (Legjenda e hartës së vlerës)
Renditja e zonave është në rritje të çmimit dhe errësimit të ngjyrës së hartës
Kufiri i vlerave është i rrumbullakuar

I
Zona 11/3 – Laprakë, Dogana, Spitali Ustarak, Bregu i lumit, Fushë Mëzez, Don Bosko
Zona 6 – Shkolla Teknologjike, Kombinati, Vaqar, Selitë, Yzberish, Sharrë
Zona 3/2 – Porcelani, IKV, Kinostudio, Rr. “Hoxha Tahsin”, Lana e vjetër, Fshati Linxë
Zona 1/2 – Poligrafiku, Shkoza, Autotraktorët, Fshati Shkozë, Lanabregas, Linzë, Sauk
Zona 4/2 – Allias, Rr. “Njazi Meka”, Bregu i lumit, Alliasi i ri, Rr. Myslym Keta”, “5 Maji”
Zona 4/1 – Kompleksi i spitaleve, SIK, Oxhaku, Alliasi i ri, Fshati Tufinë.
    Çmimi 20.000 – 25.000 lek / m2

II
Zona 5/4 – Hotel “Diplomat”, Blloku “Vasil Shanto”, Selitë e Vogël
Zona 3/1 – Xhamllëku, Profarma, Rr. Bardhyl”, Rr. Kongresi i Manastirit”, Bulevardi “Zhan D’Ark”
Zona 9/3 – Rr. “Don Bosko”, Fabrika e Këpucëve, Bregu i lumit, Politeknikumi, Rr. “Siri Kodra”
Zona 7/3 – NSHRAK, Parku i Ministrisë Brendshme, Furra Bukës
Zona 2/5 – Qyteti Studenti, Fakulteti Ekonomik, Varrezat e Dëshmorëve, Sauk, Selitë
Zona 11/2 – Ferluti, Ish Uzina “Tirana”, FIAT
Zona 7/4 – Unaza e rre, Fabrika e Miellit, Ish Fusha Aviacionit, Yzberish
Zona 1/1 – Kinema “Ali Demi”, Fusha Sportit, Fshati Shkozë, Depo e Ujit
    Çmimi 25.000 – 30.000 lek / m2

III
Zona 8/2 – Medreseja, Farmacia 10, Tregu industrial
Zona 5/3 – Kopshti Botanik, Rr. “Komuna e Parisit”, Liqeni Artificial
Zona 11/1 – Zogu i Zi, Shkolla e Partisë
    Çmimi 30.000 – 35.000 lek / m2

IV
Zona 8/3 – Tregu industrial, Fabrika “Ajka”, Uzina “Dinamo”, Bregu i lumit
Zona 2/3 – Ministria Jashtme, Ambulanca 1, Brryli
Zona 7/2 – Blloku Ambasadave, Fakulteti Inxhinjerisë së Mdërtimit
Zona 2/4 – Shkolla e Baletit, Ambasada Amerikane
Zona 8/1 – Selvia, Gjimnazi “Partizani”, Tafajt
Zona 10/3 – Blloku Ambasadave, Rr. “Durrësit”, Prokuroria
Zona 9/2 – Stacioni Trenit, Arkiva, ZRPP, Politeknikumi
    Çmimi 26.000 – 40.000 lek / m2

V
Zona 9/1 – Piazza, Gazeta “Zëri i Popullit”, Gjimnazi “Sami Frashëri”, Stacioni i trenit
Zona 7/1 – Gjykata e Rrethit, Ish Ekspozita “Shqipëria Sot”
    Çmimi 43.000 lek / m2

VI
Zona 5/2 – Stadiumi “Selman Stërmasi”, Shushica, Liqeni
Zona 2/2 – Pazari i ri, 9-katshet, Shkolla “Avni Rustemi”
Zona 10/2 – Rr. “Myslym Shyri”, Drejtoria e Policisë, Kisha Katolike
Zona 10/1 – PTT, TELECOM, Lidhja e Shkrimtarëve
    Çmimi 120.0000 lek / m2 

VII
Zona 2/1 – Piramida, Stadiumi “Qemal Stafa”
Zona 5/1 – Ish blloku, Libri Universitar, Vodafone
    Çmimi 180.000 lek / m2 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›