E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëm Interi “djeg” bastexhinjtë

 

Barcelona, Liverpuli, Atletiko e Roma iu bashkuan me Mançesterin, Lionin, Vijareali, Juventusin, Realin, Arsenalin e Porton, midis të kualifikuarve në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampioneve. Liverpuli fitoi sërish kundër Marsejës, kësaj radhe 1-0 në “Anfield Road” dhe sërish ishte kapiteni Stiven Xherard ai që ndëshkoi në minutën e 23-të formacionin franceze të udhëhequr nga kapiteni shqiptar Lorik Cana. Shanset e Marsejës për vendin e tretë në grup e rrjedhimisht një vend në Kupën UEFA mbetën ende të gjalla, pasi dhe holandezët e PSV Eindhoven humbën 2-1 me Atletikon në Madrid. Roma konfirmoi sërish se është rikthyer plotësisht, dhe paraqitjet e mira së fundi në kampionatin italian i kompletoi edhe me një performancë të shkëlqyer në Rumani kundër Kluzhit. Çelsi barazoi me Bordonë në Francë. Nikolas Anelka në shënoi për blutë minutën e 60-të, ndërkohë që për francezët barazoi Diarra në minutën e 83-të. Në grupin D, në “San Siro” në minutën e 67-të ndodhi edhe çudia kur Sariegi i Panathinaikosit shënoi në portën e Interit të Murinjos. Kjo ishte dhe humbja e parë e zikaltërve në Ligën e Kampioneve, por Interi e ruan vendin e parë. Anorthosis i Arjan Beqajt (nuk luajti në këtë takim) bëri një tjetër paraqitje mbresëlënëse kundër gjermanëve të Verder Bremenit, duke barazuar.

Rezultatet

Grupi A
Bordo-Çelsi     1-1
Kluzh-Roma     1-3
Grupi B
Inter-Panathinaikos     0-1
Anorthosis-Bremen     2-2
Grupi C
Shakhtar D.-Bazel     5-0
Sporting-Barcelona     2-5
Grupi D
Atletiko-PSV     2-1
Liverpul-Marsejë     1-0

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›