Durrës, vritet me biçak 18-vjeçari
DURRES - Goditja e papritur me biçak i merr jetën 18-vjeçarit nga Durrësit. o.u
Renato Koçiu, banor i zonës së njohur si "lagjja çame", u gjet i pajetë në orën 19:00 të mbrëmjes së djeshme, rreth 200 metra larg shtëpisë së tij. Një kalimtar i rastit ka parë kufomën e të riut, mbuluar me gjak, duke lajmëruar me urgjencë policinë. Megjithë dërgimin e shpejtë në urgjencën e spitalit të Koçiut, si pasojë e hemorragjisë nga plaga e marrë pranë zemrës, ai kishte ndërruar jetë. Policia e Durrësit është angazhuar për të zbardhur krimin e ndodhur në një rrugë jo shumë të frekuentuar në atë orë të mbrëmjes, çka ka vështirësuar hetimet. Nga të dhënat në vendin e vrasjes mendohet se viktima është goditur në sherr e sipër me një ose disa persona, moshatarë të tij. Duke shfrytëzuar terrenin, ata janë larguar me shpejtësi, pa u parë nga askush. Deri në mbrëmje, policia ka marrë në pyetje të njohur të viktimës për të mësuar mbi orët e fundit të tij dhe me personat që u shoqërua. Nga burime policore pohohet se ka të dyshuar konkretë për ngjarjen e rëndë, por emrat e tyre nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit dhe punës për arrestimin. Renato Koçiu nuk njihej nga policia si person me precedentë kriminalë, duke bërë që të ndiqet pista e grindjes momentale, për motive të dobëta. Në këtë zonë, 1 muaj më parë një grindje për shkak të parakalimit të makinave shkaktoi një person të vdekur. Autori u arrit të identifikohej me shpejtësi, pasi në vendngjarje pati shumë dëshmitarë.