Trotuaret çlirohen nga ambulantët
SHKODER - Çlirohen trotuaret nga tregtarët, që i kanë zaptuar ato në mënyrë abuzive tregjeve në trotuare.
Pastrimi i tyre nga tregjet e improvizuara tashmë është kthyer në prioritet për Bashkinë e Shkodrës. Për dy ditë me radhë efektivat e Policisë Bashkiake inspektuan disa nga akset kryesore të këtij qyteti, siç është ai që lidh lagjen “Rus” me “5 heronjtë e Vigut”, si dhe në aksin tjetër, nga ish-kryqëzimi i degës, Kisha e Madhe. Vetëm gjatë ditës së djeshme u arrit të bllokohen dhe të sekuestrohen rreth 200 kg fruta dhe perime, të cilat u janë marrë tregtarëve ambulantë që shisnin në trotuare dhe u janë dhuruar shtëpisë së të moshuarve Shkodër. Sipas kreut të Policisë Bashkiake, Beniamin Nako ky aksion bëhet jo vetëm për të çliruar trotuaret që bllokonin lëvizjen e qytetarëve, por dhe për të shmangur konkurrencën e pandershme si dhe tregtimin e produkteve jashtë çdo kontrolli higjieno-sanitar. r.d