Xhelozia, masakron gruan me thikë
I erren sytë kur sheh gruan që bisedonte me një fqinj, e si për ta dënuar, e godet tre herë me thikë pas shpine.
KORÇE/ JORGJETA GJANÇI
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në lagjen nr.6 të Korçës. Ismen Ismaili nuk ka duruar dot, kur teksa kthehej nga puna, gjeti bashkëshorten e tij 35-vjeçare që bisedonte me disa fqinj të saj, mes të cilëve edhe një burrë. Mereme Ismaili ndodhet në spitalin e qytetit në gjendje të rëndë, ndërsa bashkëshorti, që akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë përfundoi në prangat e policisë. Gjithçka ka ndodhur në sy të fëmijëve të mitur të bashkëshortëve, të cilët pas vitit 1990 u zhvendosën nga Kukësi në Korçë. Në fillim, burri e ka rrahur bashkëshorten e tij. Por duket se britmat e saj, vetëm sa e kanë shtuar më shumë zemërimin e tij. Pa u menduar gjatë ai ka rrëmbyer thikën e bukës, që ndodhej mbi tavolinë dhe i vërsulet së shoqes. Fëmijët të tmerruar kur kanë parë skenën e dhunës kanë kërkuar ndihmë jashtë. Babai e kishte vënë përmbys nënën e tyre në mes të shtëpisë, ndërsa e qëllonte me sa fuqi kishte me thikë. Komshinjtë kanë mundur të bindnin 49-vjeçarin ta hiqte thikën nga dora. Më pas, ata morën gruan, që ishte mbytur në gjak dhe e çuan në spitalin e qytetit. Burime spitalore bënë të ditur se viktima kishte marrë tre goditje me thikë në shpinë. Ekipi i mjekëve të kirurgjisë e çoi menjëherë në sallën e operacioneve. Gruaja kishte tre goditje të thella thike në shpinë dhe disa goditje më të lehta në pjesë të tjera të trupit. Mjekët kirurgë thanë se goditjet e marra në shpinë fatmirësisht nuk kanë prekur zemrën, por kanë dëmtuar mushkëritë dhe po i sjellin mjaft komplikacione gruas së re, nënës së dy fëmijëve të vegjël. Disa minuta pas ngjarjes, policia arrestoi autorin në kushtet e flagrancës, i cili pranoi edhe krimin për motive xhelozie. Pasi Meremja është përmendur, ajo ka mundur të japë shpjegimet e para për oficerët e policisë gjyqësore. Ajo e ka kallëzuar bashkëshortin, jo vetëm për plagosjen e fundit, por edhe për ushtrim dhune të vazhdueshme. Sipas policisë, 49-vjeçari në vitin ‘90 ka kryer një vrasje në Kukës, për të cilën ka kryer dënimin. Pas daljes nga burgu së bashku me gruan dhe fëmijët kishte vendosur të jetonte në Korçë. Punonte ku të gjente mundësi dhe jetonte në një banesë me qira. Dyshohet se Ismeni ishte vendosur në Korçë për t’iu fshehur ndonjë hakmarrjeje të mundshme të të afërmve të viktimës së tij në rrethin verior.