Durrës, zbarkojnë 230 turistë evropianë
DURRES - Anija turistike “Arion” sjell në Durrës 230 turistë nga Komuniteti Evropian, shumica e të cilëve janë parisienë. Brenda 12 orësh që ishte koha e vizitës së tyre, shumica e turistëve kanë preferuar të vizitojnë objektet arkeologjike dhe religjioze të Durrësit, por ka edhe nga ata që kanë përfituar të kryejnë vizita të shkurtra në Krujë dhe Tiranë. Porti i fundit i prekur nga kjo anije është Dubrovniku në Kroaci. Më tej lundrimi i “Arion” do të vijojë drejt arkipelagut grek. Në kuadër të promovimit të turizmit Autoriteti Portual Durrës, ka marrë masat organizative të nevojshme për realizimin e kësaj vizite. Për këtë është vendosur që kalata 6 të jetë e lirë, për të bërë të mundur akomodimin e anijes kroçierë. “Arion” është një ndër anijet më luksoze për kroçera që ka në dispozicion flota tregtare portugeze. Anija është 16.5 metra e gjerë 118 m e gjatë dhe ka një thellësi zhytjeje prej 6.2 metrash. Prej kohësh Durrësi është futur në itinerarin turistik të Adriatikut dhe Jonit. Ai është