Tepelenë, babai plagos të birin me automatik
TEPELENE - Babai plagos të birin në gjaknxehtësi e sipër pas një grindjeje për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në një stan të fshatit Nivicë të Tepelenës. Demo Zanaj 54 vjeç në gjaknxehtësi e sipër ka rrëmbyer automatikun dhe ka tentuar të vrasë të birin e tij, Dritanin 26-vjeçar i cili kërkonte të bënte një sy gjumë ndërkohë që i ati nuk ishte dakord. I ati i ka bërtitur, duke i thënë se do t'ia tregonte sjelljen. Nga e shtëna e armës e cila ka qenë tërësisht e vullnetshme prej agresorit, ka mbetur i plagosur në këmbën e djathë i biri i agresorit Dritan Zanaj. Në momentin e goditjes me armë zjarri, Dritani mundi të ikte me shpejtësi duke i shpëtuar në këtë mënyrë vdekjes së garantuar. Pasi është plagosur në pjesën e poshtme të këmbës, ai është transportuar urgjentisht drejt Spitalin Rajonal të Gjirokastrës nga ana e banorëve të fshatit dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën. Pas një kërkimi intensiv në zonën e Shtojës afër fshatit Nivicë, forcat e Policisë së Tepelenës kanë arritur