E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet kërkesa për rinumërim në Fier

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi dje me tri vota pro kërkesën e dy anëtarëve, Vera Shtjefni dhe Hysenaj për rinumërim dhe rivlerësim të votave në qarkun e Fierit. Gjatë mbledhjes së KQZ-së, ku po shqyrtohet projekt-akti për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në tri qendra ku nuk ishte votuar, anëtarja Shtjefni kërkoi pikërisht rinumërimin në gjithë qarkun. “Ne kemi konstatuar një sërë parregullsish dhe me qëllim final që të bëhet një hetim sa më i plotë administrativ, unë së bashku me Osman Hysenaj kërkojmë të bëhet rivlerësimi dhe rinumërimi i të gjitha votave në qarkun e Fierit”, tha Shtjefni. Por nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi, theksoi se nuk është kjo koha e duhur për paraqitjen e këtij propozimi, megjithëse ajo vetë ishte dakord parimisht. Kundër kërkesës u pozicionua edhe kryetari Ristani, sipas të cilit “unë kam të njëjtin qëndrim që kam mbajtur edhe për kërkesat e tjera të këtij lloji, pasi mendoj që i jep të drejtë dy anëtarëve vetëm kur kërkohet rinumërim i votave të caktuara dhe jo në të gjitha qendrat e votimit”. Pasi u hodh në votim, Ristani, Subashi e Zguri votuan kundër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›