Durrësi, Gazmend Oketa, favorit për kreun e PD-së
Zbardhen emrat e dy kandidatëve për postin e kryetarit të PD-së në Durrës. Ministri Oketa njihet si mbështetës i presidentit Bamir Topi
Gazmend Oketa dhe Igli Care janë kandidatët kryesorë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike në Durrës. Burime të sigurta kanë bërë të ditur për gazetën se ministri i Mbrojtjes, Oketa, është kandidati favorit për këtë post të rëndësishëm. Por gjithashtu një tjetër emër që lakohet në radhët e anëtarësisë së PD-së në Durrës është ai i Igli Cares, i cili është anëtar kryesie në degën e PD-së në qytetin bregdetar. Megjithëse ende nuk ka filluar zyrtarisht fushata zgjedhore brenda PD-së, anëtarët e degëve të kësaj partie në rrethe kanë filluar të piketojnë emrat më të favorshëm për këtë post.
Kandidimi
Me fillimin e fushatës zgjedhore pritet kandidimi i Gazmend Oketës për postin e kryetarit të PD-së në Durrës. Oketa, megjithëse një figurë e re në skenën e politikës, njihet si një politikan që gëzon mbështetje të madhe politike, veçanërisht nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Madje dhe kandidimi i tij për këtë post flitet se është një përpjekje e presidentit të republikës për të “shtrirë këmbët” në strukturat drejtuese të PD-së. Qyteti i Durrësit njihet si një bastion i Partisë Demokratike dhe pesha politike e tij nuk është aspak e parëndësishme. Pesha e kryetarit të PD-së së Durrësit do të marrë një rol të veçantë politik, veçanërisht pas miratimit të ndryshimeve në statutin e PD-së, ashtu sikurse flitet, me ristrukturimin e vetëm 12 degëve të PD-së në të gjithë territorin e Republikës. Oketa gjithashtu gëzon një njohje të gjerë në publik. Ai është deputet i Durrësit, anëtar i kryesisë qendrore të PD-së, ish-zëvendëskryeministër. Pra një figurë politike, e cila megjithëse në vitet e para të karrierës, mban mbi supe poste të rëndësishme, falë dhe mbështetjes politike që gëzon nga presidenti Topi.
Përballja
Përballë Oketës, siç bëjnë të ditur burimet, ndodhet Igli Care. Është një figurë e pakonsumuar, pothuajse fare e panjohur për publikun e gjerë, ndërkohë që në Durrës duket se gëzon mbështetje në radhët e anëtarësisë së PD-së, përderisa është i zgjedhur dhe anëtar i kryesisë së degës së PD-së në këtë qytet. Mbështetja nga anëtarësia është mjaft e rëndësishme për të fituar postin e kryetarit të degës. Në statutin e Partisë Demokratike është sanksionuar se kandidatët për kryetarë dege, propozohen dhe miratohen nga anëtarësia e partisë dhe më pas nga kryesia qendrore. Pra është mjaft e rëndësishme që të kandidati të gëzojë mbështetjen e anëtarëve të partisë në degën ku do të kandidoje dhe duket se këtë mbështetje Igli Care e ka të siguruar. Pritet që beteja midis Oketës dhe Cares të mos jetë aspak e lehtë.
11 Shtator 2008