E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhohanson dëshiron martesë private



Skarlet Xhohanson ka vendosur që martesën e saj me aktorin, Rajan Reinolds, ta mbajë sa më private që është e mundur. Çifti kishte njoftuar për fejesën e tyre në maj të këtij viti, mirëpo aktorja 23-vjeçare thotë se kur t’i drejtohen altarit, ata nuk do t’ua shesin fotografitë e tyre revistave, pasi ajo dëshiron që ceremonia e martesës të jetë larg syrit të publikut. “Nuk e dua një martesë të madhe hollivudiane. Unë jam një personalitet intim dhe dëshiroj një martesë sa më private që të jetë e mundur”,- ka thënë Xhohanson.

Timbërleik dhe Bejonse bashkohen në studio

Yjet e muzikës, Xhastin Timbërleik dhe Bejonse Knolis, pritet të vazhdojnë duetin e tyre të koncertit Fashion Rocks, duke xhiruar këngë të reja së bashku. Dyshja performuan këngën klasike të Marvin Gai dhe Tami Terrell, “Ain’t Nothing Like The Real Thing”, gjatë të premtes në Nju Jork dhe tashmë synojnë të bëjnë edhe më shumë këngë së bashku. “Do të jem në studio këtë javë me Bejonsen. Kush e di se çfarë do të dalë nga kjo”,- ka thënë Timbërleik.

10 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›